• |
ide | kryesore

Replikë me kolegët që përligjin kryeprokurorin e Ramës

1, Ide



Duke qenë njëri prej atyre që i është dukur skandaloz guximi i çartur i kësaj mazhorance për të zgjedhur një prokuror vetëm me votat e saj, kam qenë gjatë gjithë këtyre ditëve i vëmendshëm, për të qëmtuar me kërshëri argumentat e atyre që mendojnë ndryshe nga unë. Kam kexuar shumë interpretime juristësh, shumë deklarata politikanësh e ndërmjet tyre edhe disa prej kolegëve të mij, me të cilët edhe kur nuk ndaj të njëjtat mendime, i respektoj në përpjekjen për t’u thelluar dhe forcën argumentuese.

Pikërisht tek këta të fundit më ka bërë përshtypje një tendencë për ta paraqitur gjithçka si një paranojë, frikë, apo lojë në kulisa të dyshes PD – LSI (lexo shkrimin poshtë).

Kështu, në një opinion të sotëm, Mustafa Nano e shihte alarmin e opozitës si një teatër që mëton të fshehë qëllime të tjera. Skënder Minxhozi i gjente këto qëllime tek dëshira për të ruajtur Adriatik Llallën që ishte një krijesë politike (me një mandat të dështuar) e aleancës së Berishës me Metën. Ndërsa Mero Baze, në një editorial të para disa ditëve, e shikonte tubimin rreth kësaj çështjeje si një përpjekje për të mbajtur të ndezur aleancën mes këtyre dy forcave politike, që kanë qenë, që në krye të herës, kundër reformës në drejtësi.

Pavarësisht nga diversiteti i argumentave që sillnin, që të tre bashkoheshin në qëndrimet e tyre vetëm tek një pikë: Ata e vendosnin fokusin e tyre vetëm tek mëkatet, frikërat, makthet dhe interesat e opozitës. Ata i tregonin publikut vetëm gjysmën e zbrazur të gotës dhe jo të vërtetën e plotë. Natyrisht, në argumentat e përzgjedhur, ata kanë të drejtë. Një prokuror i përgjithshëm i fortë dhe i pavaruar, do të bënte t’i dilte gjumi i natës Berishës, qoftë për 21 janarin, qoftë për Gërdecin dhe qoftë për koncesionet e dhëna në fund të mandatit. Një shef akuze me këto kritere do ta shndërronte aferën e DIA – CEZ në makthin e Ilir Metës. Ata, gjithashtu mund të pohojnë me gojën plot, se dyshja PD -LSI shpesh është rreshtuar kundër reformës dhe po aq shpesh është përpjekur t’a pengojë dhe zvarrisë atë.

Por, analiza e tyre duket sikur shpie drejt përfundimesh të manipuluara.

Për të arritur në konkluzione të drejta do të duhej të bënim gjyqin e qëllimeve të sejcilës palë. Dhe po të procedonim kështu, nga ky proces nuk mund të përjashtohet as Edi Rama dhe socialistët.

Pra, nëse do të shqyrtojmë motivet që i shtyjnë palët në pozicionet që kanë zgjedhur, pjesa e qeverisë del krejtësisht e zbuluar.

Le t’i marrim me radhë.  

Socialistët e nisën propogandën e zgjedhjes së një prokurori të përkohshëm, vetëm pasi plasi skandali Habilaj – Tahiri. Ata filluan të flasin për të vetëm kur në publik u hodhën hipotezat se shërbime të huaja kanë përgjuar edhe politikanë të tjerë të lartë, tejet të afërt me Edi Ramën.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte ata interpretuan vetë një çështje ligjore tejet të koklavitur si emërimi i këtij kryeprokurori me votat e PS.

Natyrisht ata e dinin, sensibilitetin e publikut rreth propagndës që ishte bërë se reforma në drejtësi do ta shkulte atë nga duart e politikës. Ndaj prodhuan një seri të pafundme mashtrimesh për të qetësuar gjakrat.

Në fillim gënjyen kur thanë se edhe prokurori i përkohshëm do t’i nënshtrohej vettingut. Kaluan disa ditë dhe u tërhoqën nga kjo. Më pas thanë se ai do të qëndronte në detyrë maksimumi një muaj. U provua me fakte se ai kish mundësi të mbretëronte edhe shumë më gjatë. Në fund pretenduan se alarmi që po bëhet është falls, sepse kryeprokurori kalimtar nuk ka asnjë kompetencë. Më pas doli se ai kishte në dorë të pezullonte vartësit e tij, pra edhe ata që mund të hetojnë Tahirin sot, apo Ramën, Dakon e Sejdinin nesër.

Ja pra që të gjitha këto pirueta do ta bënin dyshuese një mendje që mëton të shkojë drejt së vërtetës.

Pse shpikën kaq alibi me radhë socialistët? Ç’ qëllim kishte pas tyre? Pse duan një prokuror (qoftë të përkohshëm) vetëm me votat e tyre? Pse nxitojë ta zgjedhin pa kaluar vettingun? Pse rrefuzojnë ta zgjedhin me kompromisin që ofron kushtetuta (shumicë të cilsuar parlamentare) po ofrojnë një konsensus të rremë si tryeza Rama- Basha? Dhe mbi të gjitha: Pse pikërisht në këtë periudhë kur janë kapur për fyti nga skandalet? Pse në kohën kur kanë nisur një betejë kundër prokurorisë që e kanë etiketuar si politike? Pse tamam tani kur filluan të flasin, për prokurorë të tropojanë kushurinj të Berishës, që na paskërkan organizuar një “grusht shteti” për të rrëzuar qeverinë?

Pikërisht këto pyetje që “harrojnë” t’i bëjnë kolegët e mij, janë etapa e domosdoshme për të shkuar drejt së vërtetës.

Nëse vendosim të bëjmë analizën se kush ka të drejtë në konfiktim e hapur për mënyrën e zgjedhjes së kryeprokurorit, ne nuk mund të shohim vetëm njërën anë të medialies. Ne nuk mund të fokusohemi vetëm tek opozita. Natyrisht ajo ka mëkatet dhe pjesën e saj të errët në këtë betejë. Por, me votat që ka, ajo as mund ta zgjedhe një prokuror të sajin, as mund ta pengojë një prokuror të kundërshtarëve. Prandaj pesha më e madhe qëndron tek mazhoranca. Në fund të fundit është ajo që ka në dorë edhe gurin dhe arrën. Dhe është ajo që do të kryejë një akt, pavarësisht nga pikpyetjet që u thanë më lart dhe që sot e gjithë ditën nuk kanë marrë një përgjigje as nga socialistët, as nga ata që mbrojnë mediatikisht versionin e tyre.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Vetem po te rifuteni brenda qadres beheni te besueshem per shumicen e shqiptareve. Sa me shpejt n qader ,qi t fitoni ,.

  2. Dhe pertej gjykimeve morale, qe dalin ne skene vetem kur shkelet ligji, e rendesishmja eshte te zbatohet pikerisht procedura ligjore. Dhe sipas kesaj procedure, PS-ja po ben nje puc antikushtetues.

  3. I vetmi politikan qe eshte denuar ,eshte Nano qe edhe ky kur erdhi ne fuqi mori pafajesine dhe demshperblimin qe i takonte.A u denua ndonje prokuror qe mbrojti akuzen e vjedhjes(mqs doli i pafajshem),asnje sot ,dje dhe motit,asnje.Psh.komisioni Halim Bolja eshte kulmi i mos shtetit,Sali prokurori vendosi te shtetin ta drejtoje pa prokuror(ishte ceshtja e gerdecit),pra as nuk pytei dhe as pordhi per kushtetute,Sali drejtesia.As qe me shkon ndonjehre ne mend as ne enderr qe ne shqiperi do te kete akuze shteterore.Meta dhe Saliu nuk duan asnje prokuror,sepse nuk e justifikojne dot gjithe kete pasuri ne leke,ne vila,prona dhe biznese.Ata qeshin dhe vetem qeshin me popullin,tallin bananen.Cdo gje qe do te ndodhi s’ka asgje te re,vetem vidhet dhe ndahen parate.

  4. Te gjithe politikanet , mediatikso analisto gazetart ,juridiksat ,pronart ose oligarket shqiptare duhet sa me pare ti perkulen madheshtise se aleatit gjigand te kombit shqiptar SHBA dhe te mos leshojne pordhe kunder SHBA , sepse SHBA jua shperthen sumen ashtu sic ja shpertheu qelbesirave sllave te putinit dhe millosheviqit. Shqiptaret e vertete mbeshtesin vetem shpetimtaret e kombit tone , SHBA.

  5. alet apo jo amerika na qiu nenen me sorroset e lu.te mbash 4 vite ramen e tahirin me mijera hektar kanabis i bie qe edge vet lu e vllahutib han te ber pis si rama ne qenefin negjmije,ruqo agron e fatmir xhafa,tahir e habilaj,rosha,frroka,ndoka e dosha.paramendo te ndodhte vetem ne shba qe trapi trump te merrte nje perdhunues siq esht vet rama si roshi.

  6. bushat si nuk ke turp te permend 21 janarin kur meta jua futi ngjal e pall te lalzit,apo te dhemb ende .ki e ke bllokun e metes ne presidenc e qoi rama.ik o pirdhu se bastard si rama je.

  7. Une nuk do ti quaja kolege po te isha ne vendt te Bushatit, e as anliste te politikes, por propandiste te qeverise hajduteve e stop! Mirpo kjo eshte e drejte e autorit, se edhe ky ehte dishepull i hapur i se majtes, prederisa ne çdo analize te tije thote te gjitha tmerret per Berishen ( asnje merite sikur te kene qeverisur te dy ne te njejten menyre si vdektari i zakonshem Rama; edhe Berisha) gje qe shqiptaret e dine mire qe nuk eshte e vetete! Por, me mire moss te zgjatemi; Bashkohu edhe ti me ta o Bushtat se te se njetit kazan jeni .

  8. Une nuk do ti quaja kolege po te isha ne vendt te Bushatit, e as anliste te politikes, por propandiste te qeverise hajduteve e stop! Mirpo kjo eshte e drejte e autorit, se edhe ky ehte dishepull i hapur i se majtes, prederisa ne çdo analize te tije thote te gjitha tmerret per Berishen ( asnje merite sikur te kene qeverisur te dy ne te njejten menyre si vdektari i zakonshem Rama; edhe Berisha) gje qe shqiptaret e dine mire qe nuk eshte e vetete! Por, me mire moss te zgjatemi; Bashkohu edhe ti me ta o Bushtat se te se njetit kazan jeni .

  9. Analist???? Per ke analist e ke fjalen o Bushat? Keta e kane teseren e partise sa nje banderol stadiumi, ketyre ju ha mutin Karl Marksi. Mjer ky popull dhe ky vend se çmostra rrit , mostra qe per nje çap buke shesin vetveten.

  10. Zoti ari ,te lutem perkulu me respekt para madheshtise se shpetimtareve te kombit tone SHBA dhe mos u vendos ne rolin e asadit ose sadamit se SHBA ta shperthen verren. Normalisht qe brenda politikes shqiptare ,krahet politike lehin si qener te terbuar kunder njeri tjetrit por SHBA eshte aq gjigande dhe fuqiplote sa i shurron mu ne koke sadamin ,asadin ,putin putanen ,millosheviqin dhe gjithe armiqte historike te shqiptareve ne trojet etnike.

  11. Z. Bushati, keta nuk i ke “kolege”! Ata jane uturaku ku Rama dhjet sa here ti teket! Vetem se sejcili ka specifikat e vete. Ai Mu…Nano hiqet si parimor, ai Minxho shtiret si ekuilibrist kurse sa per ate Qerosin M…, ai eshte gjithmone ne lepirje te bythes se pushtetit te rradhes.
    Keta uturake te modeleve te ndryshme te Rames, kane vetem nje merak! Mos mbasin pa bythen e Rames mbi krye! Ne se Rama iken nga pushteti, keta Uturake do ta qajne me fort se Taulant Balla.
    Me keta mos repliko kot. Per ta Rama ka vleren e mutit per mizat…

  12. Ne tere jeten kemi qene pa breke,lakuriq ,te varfer hajdut ,mosmire njohes dhe te pabese.Nga qe jemi dembela e duam buken nga te tjeret por duam te jemi zot ne shtepine tone por qe nuk eshte e jona se eshte borxh e gjitha,Prokurori apo kurori do te vihet nga ata qe kane dhene parate .

  13. Bushat ta kane permendur postimet me siper kete qasje te edukuar qe ben karshi ketyre prototipave. Sjellja e mire dhe etika profesjonale jane per tu pershendetur cdo here por nqs sjellja e mire dhe etika perdoret me vend e pa vend kthehet ne padrejtesi, ndaj vetes ne rradhe te pare dhe ndaj nesh. Eshte padrejtesi sepse ne vend qe kjo sjellje e jotja e mire te sillte dobite e saja, mer peng nje te vertete qe tashme eshte haptazi. Nano e kompani kane mbeshtetur kete qeveri ne cdo gabim, dhe kur gabimi eshte bere aq i trashe qe vec gomeret mund ti thurnin vargje, Nano eshte justifikuar se analizat jane te tilla, te zbehta, dhe se gabimi eshte njerzor, dhe biles deri aty ka shkuar sa ka rene ne kontradite me veten. Nano o eshte krejt i paafte si analist, ose eshte nje palaco cirku pa asnje vlere. Ciladoqofte e verteta eshte e qarte qe nuk meriton te jete ana tjeter e debatit. Nqs rrezervon kaq shume rrespekt per kete nivel njerzish jam kurjoz te di cfare rrespekti rrezervon per ata qe jane me te vertete te sinqerte ne shprehje e ne mendim.

  14. Nuk rresht Bushati se permenduri si “krime” te Berishes, Gerdecin e 21 Janarin duke dashur qe ti barazoje keto dy ngjarje, me kriminalizimin e legjislativit e ekzekutivit qe i beri Rama ne keto pese vite shtetit shqiptar te permendur me emra e fakte konkrete edhe nga drejtesia e vendeve europiane, apo kanabizimi i gjithe Shqiperise e “eksporti” qindra tonelatash i droges ne Europe. Padyshim se ngjarje te bujeshme si Gerdeci apo 21 Janari, duhet te jene objekt i mediave e drejtesise. Por si mediat ashtu edhe drejtesia “e majte”, i kane harxhuar te gjitha municionet e tyre per te denuar “kriminelin” Berisha. Asnjehere Bushati e gazetare te tjere “te majte” si ai, nuk u kujtuan te na thonin me analizen e llogjikes, se kush ishte i interesuar qe te ndodhnin keto dy ngjarje. Llogjika e thjeshte e normale ta thote se me shume se cilido politikan shqiptar, ka qene kryeministri Berisha ai qe nuk do te deshte te ndodhte as Gerdeci e as 21. Janari.. Nuk eshte aspak e vertete se prokuroria shqiptare e asaj kohe qe ishte hapur ne mbeshtetje te opozites socialiste, nuk i hetoi ngjarjet e bujeshme. U zhvilluan procese te gjata hetimesh edhe me specialiste te huaj, e u zhvilluan seanca maratone gjyqesh. Nuk doli as nga hetimet e prokurorise e as nga vendimet e gjykatave, ndonje akuze per Berishen se paskej qene ai personalisht, autori i krimeve apo qofte edhe mbeshtetes i krimineleve. Ka pese vite ne qeverisjen Rama, qe aludohet me emer per te si perdorues i droges e qe ka perzgjedhur deputete, kryebashkiake e deri ministra me rekorde kriminale te permendura edhe nga ambasadori amerikan. Nuk eshte ndermare nga drejtesia asnje hetim i plote per keta persona e per mbeshtetesin e tyre, Edi Ramen. Permenden me te drejte viktimat e Gerdecit e ato te 21 janarit, por asnjehere nuk permenden shkaktaret e vertete te ketyre ngjarjeve. Injorohet ne menyren me te paturpeshme, se pronar i fabrikes se Gerdecit, ishte nje biznesmen i preferuar i Rames, apo deklaratat e opozites socialiste te bera publikisht para 21 janarit qe do te rrezojme nga pushteti qeverine Berisha-Meta, edhe pe te vriten me mijra shqiptare. Pra thirrje te hapura jo thjeshte per dhune guresh e hunjesh, por per vrasje dhe hyrje me dhune ne institucionin e kryeministrise.. Ne te njejten linje me tre “koleget” e Bushatit, ishte edhe ai i zellshem ne nxitjen e urrejtjes subjektive kunder Berishes. Nuk do te desha kursesi, qe me keto qe shkruaj, dikush te mendoje se pretendoj qe Berisha eshte i pagabueshem. Cfardo qe ndodh ne nje shtet, padyshim se ne mos pergjegjesi penale, pergjegjesi morale ka kryeministri. Por nje ngjarje pasi eshte hetuar e gjykuar, eshte e marrezishme te permendet si krim i kryeministrit. Te gjitha qeverite e Europes e SHBA, ngulen kembe qe keto ngjarje te hetoheshin nga drejtesia dhe ashtu u be. Drejtesia foli, e boll me me propoganda mediatike subjektive.
    Shqetesuese eshte se drejtesia shqiptare nuk po flet per emra konkrete personash me rekorde kriminale te verifikuara nga Europoli e drejtesia europiane. Thua kaq e parendesishme qenka per disa politikane te BE qe nga Shqiperia keto vitet e fundit, rinise europiane i kane vajtur qindra tonelata marijuane e ndonjeri prej tyre pergezon shkaktarin kryesor te ketij trafiku gjigand, si nje “reformator” i suksesshem ?

  15. Kujt i interreson qe prokurori te jete i kapur , i manovrueshem ,i thyeshem , i komandueshem edhe me telefonata, ose me keq, i korruptuar dhe frikacak ?!
    Per te mbajtur Prokurorin dhe gjykatat nen kontroll si tash 27 vjet , jane te interresuar nje grup i vogel njerezish , ketu bejne pjese lideri politik pa asnje dallim per nga ngjyra, bejne pjese administrata e korruptuar; Sipermarres hajdud, qe kane bashkèpunuar me te gjitha qeverit, per te vjedhur financat publike , pronar medjash, gazetar si Alfred Peza, trafikant drogash,kriminel ordiner. Pjesa tjeter e popullsis , 99% e shqiptareve nuk eshte fare e interresuar , per te mbrojtur nje pozicion te tillè ;perkundrazi eshte viktima ,dhe kerkon drejtesi, pune , sherbime dhe zbatimin e ligjit !

    Perse jane te interresuar sot keta persona per te pasur nje kryeprokuror te korruptuar si Llalla?
    Ky grup njerezish shume i vogel, ka vjedhe rreth 9 miliarad euro cash, plus korrupsioneve me prona !
    Prandaj ketyre ju duhet nje kryeprokuror qe saboton çdo hetim ndaj tyre , perkundrejt pageses; privilegjeve o tendrave me kombinim; Siç beri Veliaj me prokurorin Petrit Fusha :10 milion dollar tendera per sheshin Skenderbej dhenè firmes se Shkelqim Fushes njeri i aferm i Prokurorit Fusha,etj,etj !Kush eshte Veliaj, çfare kombinon Veliaj, besoj se te gjithe dine ndonje gje per Ardit Gjoklaj, dhe korrupsionin Veliaj, miku i Metes dhe i Bashes!
    Pra modeli i prokurorit Llalla eshte perfekt per te gjithe te korruptuarit e PD,LSI,PS! Mirpo Llalles i erdhi fundi nga SHBA, (Jo nga Rama,qe kishte renè dakord me opoziten per te lenè Llallen si roja me e mire e dosjeve kriminale!)
    Nese ne do te flisnim per nje liste te korruptuarish , ajo ekziston ,te paret ne liste jane ata qe sot bejnè zhurmè dhe rromuje per prokurorin e pergjithshem, biles bejne si serioz ,dalin ne mbrojtje te kushtetutes , duke sulmuar Ambasadorin Amerikan !
    Kush eshte kunder rreformes ose ne rastin konkret , kunder kryeprokurorit autonom?
    Mos mendoni se Rama eshte per prokuror te pavarur ! Jo jo ,Rama eshte brenda deri siper kokes, si me korrupsionin dhe trafikun e droges. Sa qe çdo prokuror i Republikes ka prova te mjaftueshme per ta arrestuar .(Rama ka vetem nje gje, eshte shume i pa ftyre. Po tapos me “sukses” te gjitha skandalet e brendeshme, si te Balilit ,si Tahirit,si te drejtorave te policis duke i larguar ne arrati .Merite speciale ka Xhafaj si per drejtorat e policis,si per mos arrestimin e Balilit .
    Se nje dite do te kapet Balili , oh si dalin nga vatha derrat, dosat me derrkuca. Jane te gjithe brenda si Meta, Basha,Berisha, Rama, Manjani , Panarit,Xhafaj,Tahiri etj,etj )
    Faktet qendrojne se ,Kryeministri pa deshiren e Tije ka marre rrolin e personazhit pozitiv ne rreformen e drejtesis, Rames i duhet te beje sikurse po punon,sikurse eshte ne nje krah me Ambasadoret,ndersa nga krahu tjeter kombinon, pra po luan rrolin e polaçes , por gjithsesi duke qendruar ne skenarin e filmit çadra e “lirise”.
    Qellimi final i Rames eshte te beje diçka sa per sy dhe faqe te Europes .Sot ka zgjatur doren Bashes, ndofta me qellim me ja “fute” ndonjerit ne LSI, por pa prekur zonen e kuqe, (Meten). Keshtu Rama do tè thote ne Bruksel ;Ja e bera rreformen, tani hapni negociatat , pra kerkon nje tjeter shanc kohor per te mashtruar shqiptaret per nja 6-7 vjet duke i vjedhur!! E gjitha eshte teater shqiptaresh!
    Thelbi mbetet i perbashket mes Rames, Berishes ,Metes e Bashes , kontrolli i drejtesis dhe pushtetit te korruptuar me çdo mjet e kusht!

    Ne krye te tabeles te korrupsionit qendron:Sali Berisha, Edi Rama,Ilir Meta,Lulzim Basha, pastaj te tjeret jane mè poshte ,si Tahiri,Xhafaj, Veliaj, Dako,Ruçi etj. Jane 380 -400 vete per pranga , nga politika dhe administrata e larte shteterore . Keta kane krijuar nje shtet moster ,nje rregjim hajdudash , kriminelash e manipulatoresh ne bashkpunim me medjat, policin, prokurorine dhe gjykatat; Te gjithe keta duan ta ruajne pasurin e vjedhur duke ruajtur sistemin e korruptuar .

    Nese drejtesia e re nuk arreston Edi Ramen ,Sali Berishen ,Ilir Meten,Lulzim Bashen,dhe bandat e tyre ; Rreforma e drejtesisè ka deshtuar me turp!

    Akuzuat qe i bejnè sot njeri -tjetrit PD,PS,LSI per prokurorin e pergjithshem jane filma qe kemi pare me qindra here.
    Jane moda te dalura boje, si ato 14.5 milion euro korrupsion me 18 maj; Ku Rama bleu me parat publike Bashen e Berishen me nje kolpo, duke ju garantuar shpetimin nga burgu!
    Morali i kesaj historie te turpshme eshte se kemi te bejmè me njerezit me hajna dhe mè mashtruesa ne krye te shtetit, qe duhen trajtuar si te tille !Me keta njerez Europa mundet te investoi ne shqiperi edhe 100 miliard euro , por nje gje eshte e sigurt ,se 99 miliard euro do ti vjedhin Rama-Basha-Berisha-Meta, me grupet e tyre ;Siç kane bere tash 27 vjet!

    Duhet bashkim!
    Ta mbrojme pa frike rreformen ne drejtesis per te fituar lirin e vertete!
    Nuk ka liri as demokraci pa pune ,pa drejtesi ,pa pasuri dhe mireqenje per te gjithe!

    Rreforma e vertet, drejton shqiperin ne Europe , duke hyrè krenarè nga porta kryesore e sajè , pa droge, pa korrupsion,pa mashtrime dhe pa kete klase politike e mediatike te degjeneruar, pasojat dhe turpin e se ciles do ta kemi ne histori!

  16. Drejtesia zbatohet mbi bazen e fakteve e jo te gjykimeve subjektive. Eshte nje tendence e hapur ne mbrojtje te krimit, kur dikush kerkon ta gjeje ate pa asnje fakt tek te gjithe njelloj. Te gjithe politikanet shqiptare duhet te shihen ne lupen e drejtesise e te ndeshkohen me fakte per veprimet e tyre korruptive. Por e quaj te marrezishme qe te akuzohet njelloj Berisha e Basha pergjegjes per mos kapjen e ndeshkimin e Balilit. Nuk ka asnje fakt te publikuar se Berisha apo Basha kane pasur lidhje me kete trafikant e trafikante te tjere te kerkuar nga Interpoli apo Europoli. E ky eshte nje realitet bazuar ne fakte. Ka pasur vertete nje mefshtesi te prokurorit te pergjithshem Llalla ne veprimet e vendosura kundra korrupsionit ne sferat e larta te drejtuesve te shtetit. Por pikerisht atehere kur prokuroria doli nga intimidimi e presionet kercenuese te mafies politike, e kerkoi arrestimin e Tahirit, Rama po kerkon qe ta zevendesoje me nje njeriun e tij. Kjo eshte e dukeshmja per te gjithe. Pasi te vleresojme te dukshmen, atehere mund te fantazojme per te padukshmet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *