• |
ide | kryesore

Top Channel: Saimir Tahiri mashtroi me dokumentin e mos-hetimit në Itali

Arkiva, Kryesore, Lajme, Të fundit

Dokumenti që nxori Saimir Tahiri para mediave më 24 tetor për të treguar se nuk po hetohet nga Prokuroria e Katanias është fals.


Ky është përfundimi që ka arritur Top Channel pasi është konsultuar me 3 avokatë në Itali. Televizioni më i madh në vend ka dërguar në në Katania gazetarin Thimi Samarxhi i cili ka kërkuar të marë nga prokuroria e këtij qyteti dëshminë se a po hetohet apo jo ish ministri i Rendit. Vetëm pasi me anë të ka arritur të marrë një dokument nga prokuroria e Katanias, Top Channel ka krahasuar me specialistë dhe avokatë dokumentin e tij dhe atë që Tahiri i tregoi shqiptarëve në 24 tetor. Konkluzionet e tyre janë të njëjta. Dokumenti është jo origjinal. Sipas shumë gjasave i falsifikuar.


Saimir Tahiri e nxorri këtë dokument në ditët më të rënda kundër tij, kur kishte plasur skandali i përgjimeve të Habilajt dhe kur prokuroria kishte kërkuar nga parlamenti burgosjen e tij. Kjo lëvizje i shërbeu atij për të ulur tensionin e brendëshëm dhe për të ndikuar në klimën në të cilën do të votonin deputetët e parlamentit, pro ose kundër arrestimit të tij.

Por, siç u shpreh Kryetari i dhomës së avokatëve penalë të Katanias fallcifikimi i një dokumenti zyrtar është një vepër që dënohet me ligj. A mund të ketë bërë Tahiri një akt që mund të shtojë një akuzë të re ndaj tij?

Kjo është një hipotezë që vështirë se mund të zbulohet kaq thjeshtë. E para sepse a do mundte të gënjente ish ministri për një gjë që vërtetohet kaq lehtë dhe së dyti, a do të kishte heshtur ambasada italiane pë më shumë se një muaj e gjysëm rresht, kur një dokument i shtetit të saj të falsifikohej dhe të përdorej publikisht? këto pyetje mbeten ende të vërtetohen?

©Lapsi.al

12 Comments

  1. Ky ishte lajmi i madh , ‘ BOMBA QE DO TRONDISTE EKUJLIBRAT POLITIKE ‘ qe e publikon me te madhe top-chanal ka gati nje jave ??? ahaha

    As njeri nuk ju a vuri veshin. Dhe me e forta eshte se nuk kane shkuar dierkt ne prokurorine e katanias per te pyetur nese dokumenti qe tregoi tahiri ishte leshuar nga ajo prokurori apo jo pooooor kane marre mendimin e 3 avokateve ne itali qe i kane then se ky dokument ka shume mundesi te jete fallso. ahahahah..
    Po meqe shkuat deri ne Katania… harxhuat gjithe ato para per keta 3 avokatet… pse nuk shkuat direkt ne prokurori ju dhe i pysnit direkt.. ‘ ore kete dokument e keni leshuar ju apo jo ‘ /??
    ahaha keta jane te pa pare… vazhdojne te na marrin per dele.

  2. Anonymus dhe xhymerti,juve me siguri jeni nga ata bastardet e tepelenes qe u rregulluat sapo erdhi qorri ne pushtet se ndryshe nuk shpjegohet gjithe ky servilizem.

  3. Or budall qe e ke trurin sa bolja e kalit te gjergj kastriotit , do isha shume krenar po te kisha origjine nga tepelena ,or taj bole ene hajdarmallute.

    1. Mos u shqetësoni, këta janë komnetuesit me pagesë të Veliajt që ja ka marrë me qera Saje Qorri. E para e punës Top channel shkoi të merrte vërtetimin dhe prokuroria i ktheu përgjigje që nuk mund të shprehen për këtë. E njëjta gjë do ketë ndodhur edhe me njerëzit e Saje Qorrit që i nisi në Itali për dokumentin, kështu që nuk kanë patur mundësi tjetër po ta fallsifikonin një dokument për ta paraqitur në media.

      1. O ti na rrufsh karin bashke me Saje qorrin dhe me satom.
        O trushplari i LAPSIT. Mjafton te shkruhet kunder qeverise panvarsisht se sa te verteta jane. Mua nuk me plas as per qeverine as per opoziten dhe as per kurven qe te ka bere. Me vjen keq ku eshte katandisur gazetaria jone.

  4. Ore Bushat paske qene bosh fare,,80% e portalit tend merret vetem me Tahon,pse nuk ka lajm tjeter..njerzit s’kane te hane,dikush nuk ka ku fle,dikush ka hall se e genjejne..jeni bere shterp fare..sapo mbaroi permbytja,u shkaterruan mijra Ha toke,shtepi,bageti..etj..njerzit nuk cajne bythen ore bythen per Tahon,jepini gazetes me shume drite per hallet e njerzve..ngelet mbas parase qe ju zente syte.

  5. Pershendetje!
    Do te doja te ngreja shqetesimin lidhur me sherbimin urban ne linjen e unazes ,,, ky sherbim le shume per te desheruar duke filluar qe nga automjetet (autobuzat) qe jane pa asnje lloj infrastrukture , si dhe vonesat ne stacionet duke bere te pamundur levizjet e qytetareve ne destinacinet e tyre.
    Shpresojme qe duke ngritur kete shqetesim te sensibilizohet Autoriteti perkates qe rregullon kete sherbim aq te nevojshm per qytetaret.

  6. Kujt me i besu tani ? Avokati i Tahirit doli ne e tha troc qi dokumenti osht 100% origjinal ne i vertete .

    Mduket se i harxhuan kot ato pare kto gazetart e topit me pagu avokatet n Itali, udhtimi e mthe e t thash. Thjesht me lshu nji shashk npublik.

    Kto jon pjerdh ka trut fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu