• |
ide | kryesore

Vendimi/ Qeveria nuk do tu japë shpërblim në fundvit policëve dhe mësuesve

Lajme, Të fundit
qeveria.png



Mësuesit dhe Policët duket se nuk do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit. Ministria e Financave tha se deri më tani nuk është parashikuar shpërblim për këto kategori.
Për mësuesit duhet një fond i konsiderueshëm për të dhënë shpërblimin për festat e fundvitit, për shkak se bëhet fjalë për më shumë se 36 mijë arsimtarë. Për këtë shkak nga Ministria e Financave, nuk është parashikuar ende shpërblimi, pasi mungojnë fondet, pohoi ministria për Shqiptarja.com. Për këtë arsyje ekspertët e financave po mendojnë shpërblimin e mësuesve më të mirë gjatë 2017-së, për t’ju dhënë një pagë. Edhe një vit më parë qeveria shpërbleu vetëm 400 mësuesit më të mirë në të gjithë vendin.
Më shumë se 11 mijë policë nuk do të marrin shpërblim për festat e fundvitit, pasi as Ministria e Financave dhe as Ministria e Brendshme nuk kanw planifikuar ndonjë shpërblim për uniformat blu. Ashtu si një vit më parë pritet të marrin shpërblim vetëm policët që janë vlerësuar me certifikata për shërbime të dalluara.



2 Comments

  1. Po të harxhosh miliona euro për uniforma të reja çdo 6 muaj për “Policinë që duam”, normale që nuk do ketë fonde për shpërblimin e fundvitit…

  2. pse pak kan marr shperblim nga 4 vite qe kan mjell,korr,thare e trafikuar kanabos me dhjetra mij ton.se mos kishim polici ata ishin roje te parcelave te kanabisit,trafikant e korres.qunat e tahirit pra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *