• |
ide | kryesore

VIDEO&FOTO/ Përgjaket derbi i Beogradit mes Partizanit dhe Zvezdës

Arkiva, Sport

Është përgjakur derbi mes dy rivalëve të Beogradit, Partizanit dhe Cervena Zvezdës. Përplasja më e fortë mes tifozëve ndodhi në tribunën që i përket grupimit të tifozëve “Grobari” të Partizanit. Mediat serbe shkruajnë se ishin fansat e Zvezdës që u futën brenda sektorit të tifozëve të shtëpisë, por kjo u mohua nga zyrtarë të klubit.

Gjithsesi, një grup tifozësh u plagosën dhe u lënduan nga fishekzjarret. Mediat shkruajnë se më shumë se 20 tifozë janë lënduar ndërsa njëri është në gjendje kritike në spital. Gjithashtu edhe 4 policë u plagosën. Ndeshja u ndërpre për pak minuta dhe përfundoi në barazim 1-1. ©Lapsi.AL


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu