• |
ide | kryesore

Vlorë/ Gjendet i pajetë në banesë 23-vjeçari (FOTO)

Lajme


Një 23-vjeçar u gjet i pajetë në Vlorë ditën e sotme në një ndërtesë të braktisur. Policia dyshon se i riu ka gjetur vdekjen nga një mbidozë heroine.

Policia njofton se në pjesën e barkut është gjetur një shiringë. Ngjarja ndodhi në një banesë në lagjen “4 heronjtë”.

Trupi është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën  mjeko- ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Familjarët e 23-vjeçarit kishin njoftuar në Polici se ai ishte larguar nga shtëpia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *