• |
ide | kryesore

Zbulohet kur do të pyetet Saimir Tahiri në prokurori

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet që të japë dëshminë e tij zyrtare përpara prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sipas asaj që zbulon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ish-ministri do të thirret të japë dëshminë e tij brenda kësaj jave.

Pritet që Tahiri të pyetet për lidhjet e tij me Habilajt dhe trafikun e drogës, përgjimet, por edhe çështjen “Sota” dhe 863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit të ri.

Kjo do të jetë hera e parë që vetë Tahiri do të përballet me prokurorët e Krimeve të Rënda pas asaj që ndodhi në Komisionin e Mandateve dhe Imunitetit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *