• |
ide | kryesore

Berisha: Balilajt nuk ja dha tokën Panariti, por Nikolla

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron “një neveri të vërtetë” interpelancën e zhvilluar në parlament Peleshi – Braçe ku dolën kontratat e ministrisë së Bujqësisë së vitit 2016-të me kompanitë e familjes së Kelmend Balilit duke i dhënë 110 hektarë tokë. Berisha thotë se toka ka qenë në pronësi të ministrisë së Arsimit dhe jo të Bujqësisë.

“Miq, po ndjek “Opinion”-in dhe për transparencë: “skeçi Peleshi-Braçe ishte një neveri e vërtetë. Toka e dhënë në Delvinë ka qenë tokë e shkollës bujqesore Delvinë, pra e ministrisë së arsimit. Toka me propozim te ndrikull Nikollës dhe me vendim të qeverisë së firmosur nga Edi Rama, i ka kaluar me destinacion Balilajt ministrisë së Bujqësisë. Qytetari dixhital e ka denoncuar asokohe aferën. Klementi, që priste dhe përcillte dhe regjistronte ministrat, sulmonte Berishën në media” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *