• |
ide | kryesore

Francë/ Autobusi i shkollës përplaset me trenin, 4 fëmijë të vdekur (Foto)

Planet, Të fundit

4 të mitur humbën tragjikisht jetën ditën e sotme në Francë, kur një tren dhe një autobuz shkolle u përplasën.


Ngjarja ndodhi në Millau, në Pirenej në jug-perëndim të Francës, afër kufirit me Spanjën. Raportohet se viktimat janë fëmijë të moshës 13-17 vjeç.


Në autobusin e shkollës ndodheshinn 19 persona, ku shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Në tren ndodheshin 25 persona, të cilat janë plagosur lehtë. Nga përplasja e fuqishme me trenin, autobusi është ndarë në dy pjesë.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kërkuar mes rrënojave për të nxjerrë viktimat. Treni është përplasur me pjesën e pasme të autobusit, i cili dyshohet të ketë hyrë në kalimin hekurudhor edhe pse barrierat ishin duke u ulur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu