• |
ide | kryesore

Inteligjenca artificale e Google zbulon planetin e ngjashëm me tokën, NASA e entuziazmuar

F1, Stil



Teleskopi Hapësinor ‘Kepler’ i NASA-s ka zbuluar një planet të ngjashëm me tokën në një sistem të largët yjesh.

Zbulimi në sistemin Kepler-90 u mundësua me ndihmën e sistemit të avancuar të inteligjencës artificiale të Google. Agjensia hapësinore po vijon me kërkimet për të zbuluar më shumë detaje mbi zbulimin. Sateliti ka kërkuar yje për botën e largët duke përdorur sistemin AI të Google, i cili po ndihmon NASA të gjejë planete në të cilat mund të jetohet.

“Ky është një zbulim me të vërtetë emocionues dhe ne e konsiderojmë atë një sukses”, shpjegoi eksperti i NASA-s.

Sistemi yjor është rreth 2500 vite dritë larg. NASA sugjeron që edhe sisteme të tjera të zbuluar deri më tani mund të fshehin planete të tjerë, e me gjasa edhe nga ata që orbitojnë në atë që njihet si “zona e jetës”, larg yllit të vet, mjaftueshëm për të mos qenë top zjarri dhe afër mjaftueshëm sa për të mos qenë i akullt.

“Arkivat tona fshehin një thesar të paçmuar që do të zbulohet në vitet në vazhdim duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale”, deklaroi Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *