• |
ide | kryesore

“Jeruzalemi kryeqytet…”, Ditmir Bushati shpjegon heshtjen e ditëve të fundit

Lajme, Të fundit



Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga presidenti amerikan nuk e ndryshon qëndrimin e Shqipërisë. Ministri ynë i jashtëm, Ditmir Bushati shpjegoi në parlament se përse vendit tonë i takon të mbajë një profil të ulët në këtë çështje, megjithëse pozicionimi nuk ka ndryshuar.
“Persona të ndryshëm më kanë pyetur përse nuk jemi shprehur. Por unë mund t’ju them që kjo qeveri nuk vuan nga gjigandomania që për çfarëdo lloj gjëje që shfaqet, qeveria të dalë me një qëndrim, duke pasur parasysh se qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian” u shpreh Bushati, që sqaroi se nuk ka asgjë të re në qëndrimin e Shqipërisë, megjithëse ambasadori ynë ka marrë pjesë së fundmi në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.
“Nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. E kemi bërë këtë diskutim edhe për Palestinën në OKB me shumë prej jush. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB, në lidhje me 4 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që i referohen 1967-s, në përputhje me linjëzimin tonë të politikës së jashtme 100% me atë të Bashkimit Evropian” e mbylli fjalën e tij Ministri i Jashtëm.©Lapsi.al



1 Comment

  1. shqiptaret treguan nje pjekuri dhe urtesi ne dinamiken e zhvillimeve me qendrushmeri suksesi te hapur per te gjith ,ne ceshtjen e te drejtave njerzore paqes dhe sigurise ne bote mirkuptimit zhvillimit marrveshjeve ,bashkpunimit ,ne dobin ndernjerzore ,ky eshte interese kombetare qe xheneratat tona nuk i pengon ,te kene mardhenie te barabarte me cdo komb ,dhe mbajtje qendrim ,per te mos levizur nga qendra boshtit ekujlibrues balancat kur vjen puna qe dikush ngutet apo gabon per ti paraqitur arsyet objektive qe mosdalja nga pranimi primare i te drejtave dhe lirive njerzore nuk do thot urrejtje per ju apo ndeshkim ,por mundesi rivlersimi nga ana juaj e qendrimit dhe afrimit tek pika qendres nga ku gjith kemi rene dakort ,ne i sherbejme paqes,nga ajo qe i sherbejme dhe respektojme paqen qendruam ne paqe,shum qendrim preciz njekohesisht dhe asi evropian shum kuptimplote ,e verteta e drejta eshte sukses ajo nuk te zhgenjen i ka gjitha elementet e zgjilljes dhe dobise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *