• |
ide | kryesore

LSI sqaron kontratat shtetërore me Bako Balilin në Delvinë

Lajme, Të fundit

Erjon Braçe solli në parlament dy kontrata që i janë dhënë familjarëve të Klemend Balilit, pasi ai ishte shpalur në kërkim nga policia. Socialistët hodhën akuza të forta ndaj LSI-së, të cilën e quajtën si partinë e Klemend Balilit, që kishte tradhëtuar policinë.
Për akuzat reagoi ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Panariti shkruan se kontratat e qiradhënies janë të hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi dhe se ajo që është publikuar sot “është dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga ministria e Arsimit te ajo e Buqësisë”.
“Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurre me biografi, partishmeri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhenies se tokave jane plotesisht ne perputhje me ligjin, te hapura ndaj cdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa per tradheti, besoj se nuk ka tradheti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorine ne kerkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe”, shkruan Panariti në një reagim në rrjetet sociale.©Lapsi.al

2 Comments

  1. me te ndyr se qelbesirat nuk ka ne bot ,por kur jan dhe qelbesira komuniste si ruqi,xhafa,baba taku,rama nuk ka me keq ne bot.vet e veri drejtor balilin vet e la te largojej nga shqiperia edvin saje shullaz rama,siq e la te ikte frrokun dhe belget e kapen,si i la tre policet tash.o u dersh mbi kok te nje miljon qelbesirave o qenef negjmije se ket meritojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu