• |
ide | kryesore

Plumbi qorr godet një femër në Prishtinë

Lajme



Një femër e moshës 38-vjeç ka marrë lëndime të lehta trupore pasi është goditur nga një plumb qorr në kryeqytet.
Rasti ka ndodhur sot pas orës 13:00 në rrugën “Agim Ramadani”, respektivisht në “Hotel Sirius”, raporton Indeksonline.

Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes, dyshohet se predha e armës ka ardhur nga jashtë objektit dhe e ka goditur viktimën e cila ishte në korridor duke e pritur vajzën e saj që ishte në një seminar.

Plumbi bredhës sipas informacioneve që ka policia e që i ka siguruar Indeksonline, e ka goditur viktimën në veshin e djathtë por pa i shkaktuar lëndime të mëdha.

Viktima ka refuzuar madje edhe ndihmën mjekësore ndërsa hetuesit policor po punojnë për të zbuluar se nga saktësisht ka mundur të vije plumbi i armës së shkurtër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *