• |
ide | kryesore

Rama pas sherrit me Nokën: Jam nxënës i Nolit dhe Konicës unë, nuk ofendoj

Lajme, Të fundit



Pas përplasjes që pati me deputetin Flamur Noka, kryeministri Rama është ngritur sërish në foltoren e kuvendit për të folur. Rama është shprehur nga foltorja se ai është një nxënës i Fan Nolit dhe Konicës dhe se nuk ofendon pasi është mëmsuar të flasë nga ata.

“Jam nxënës i Nolit dhe Konicës, ata më kanë mësuar të flas. Jam më i vogël se ata, kurse ju jeni si Saliu, sa mërrni fjalën thoni injorant e kriminel. Unë nuk i them këto, nuk ofendoj. Sa më e mprehtë gjuha aq më shumë ther, por nuk godet.” – tha Rama.

Por kur noka i është drejtuar foltores së Kuvendit ku po fliste kryeministri, ky i fundit e ka humbur qetësinë duke iu drejtuar me fjalët “ça është ky mo? Nga ç’pyll ke dalë? Sali, tërhiqeni në strofull këtë”. Fjalë këto të cilave Noka i është përgjigjur me frazën “nga pylli i satëme”, përgjigje e cila e ka përjashtuar Nokën nga kuvendi sot.



2 Comments

  1. rama esht nxenes i stalinit,hrushqovit e mao lu ce dunit.nxenes i enverit e kristaq ramas ky i shkolluar ne leningrad e moskv,nxenes i vrasesve enver,spiro koleka,gjelil gjoni.ky esht nxenes i monstres drakull baba taku,monstres ruqi.me nji fjal nxenes i qenefit negjmije.

  2. Ne fakt me vjen shume keq sepse edhe Noli edhe Konica per nga goja ishin mjeshtra ,ndersa me vepra benin te kunderten.E shane Zogun me Oi,e pshurren dhe ne fund per para i lepine te vjellurat e tyre.Vetem dajaku e sjell terbiet kete popull,Sala e di mire,prandaj edhe baballaret i futi ne burg dhe ju vazhdoni me letersine.S’jeni burra ta plasni ne kaush keta plehra qe jane bere me saraje ,kur edhe corape nuk kishin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *