• |
ide | kryesore

The Economist: Eleminimi i Tahirit i hap Veliajt rrugën drejt pushtetit

Kryesore



Prestigjozja ‘The Economist’ në rubrikën “Europe’s new go-to city” i ka kushtuar një shkrim kryeqytetit shqiptar, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë te puna e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gazetari e nis shkrimin me thirrjet ‘Lali Eri, Lali Eri’ të disa fëmijëve që shpejtojnë të takojnë kryebashkiakun teksa po inspekton punimet për rehabilitimin e ujërave të zeza në një zonë të kryeqytetit.

Nuk është e vështirë të kuptosh që në radhët e para, se shkrimi në fakt ka në fokus më shumë kryebashkiakun sesa vetë Tiranën. Jo më kot vizatohet rrugëtimi i kryebashkiakut që në moshë 10-vjeçare kur i vdiq babai dhe më pas iku drejt Greqisë me dajën e vet. Më tej përmenden studimet e tij në SHBA e Britani, si dhe themelimi i lëvizjes ‘Mjaft’.

“Armiqtë e tij e sulmojnë atë për mungesë  transparence në lidhje me dhënien e kontratave dhe për përpjekjet për të mbështetur mediat jo miqësore, të dyja pretendime që ai i mohon”, shkruan ‘The Economist’.

Pjesa më interesante e shkrimit është në fund, ku sipas ‘The Economist’, për Erion Veliajn konsiderohet si sukses shkatërrimi i karrierës së Saimir Tahirit, pasi ai ishte ‘sfiduesi i tij i vetëm serioz për udhëheqjen eventuale të ardhshme të Partisë Socialiste’.

Gazeta i referohet këtu hetimeve për përfshirje të ish-ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës. ‘The Economist’ e ka pyetur Veliajn nëse ai dëshiron të drejtojë Shqipërinë në të ardhmen. Por kryebashkiaku është përgjigjur se ai po mendon vetëm për të fituar një mandat të dytë si kryetar bashkie në Tiranë.

“Tani ai nuk mund të jetë në një moment më të mirë. Gjithkush mund të shohë rezultatet e punës së tij dhe, ai përfiton nga mos përfshirja në një skandal që plasi në tetor dhe që e ka dëmtuar Ramën dhe qeverinë e tij. Një ish ministër i Brendshëm u akuzua për bashkëpunim me kontrabandistët e drogës, një kërkesë që ai e mohon. Sukses për Veliajn, ish-ministri i Brendshëm, karriera e të cilit është shkatërruar, ishte sfiduesi i tij i vetëm serioz për udhëheqjen eventuale të ardhshme të Partisë Socialiste”, shkruan ‘The Economist’

Shkrimi i ‘The Economist’ me siguri që nuk vjen rastësisht në këtë moment, kur ‘vëllai-armik’ i Veliajt për të gëzuar trashëgiminë e Ramës në krye të PS-së, po përjeton momentin më të errët të karrierës së tij politike. Mbase ky shkrim nuk është pjesë e serisë së dhjetra shkrimeve të tjera të paguara në mediat e huaja për të promovuar punën e Veliajt, por sigurisht që ai është një operacion tjetër marketingu për kryebashkiakun dhe do të bëjë xhiron e radhës në mediat e tij klienteliste.

©LAPSI.al 



5 Comments

  1. erionka velija esht dyfish qelb i rames,esht thjesht nji leter higjenike e rames si mimi kodheli.esht si ta vesh ramizin ne vend te enverit .jan qe te dy krymba qenefi te negjmijes e ruqit.

  2. A nuk do te ishte me sakte qe ne vend te fjaleve “gazeta The Economist”, te permendej me emer autori gazetar qe ka botuar kete shkrim e te komentoheshin mendimet e tij ? Gazetat apo mediat pasqyrojne mendime te kunderta analistesh e gazetaresh sipas bindjeve te tyre shpesh here subjektive ndonese kane linja te percaktuara redaksionale te qendrimeve politike.. Eshte po e njejta mendesi me manine per te pergjithesuar SHBA apo BE, duke u bazuar ne ndonje deklarate te ndonje politikani apo qofte edhe ambasadori te tyre. Si pasoje e ketij abuzimi mediatik, dalin edhe “publiciste” apo deri edhe gjysem analfabete komentues, qe ju referohen ne menyre pergjithesuese emrit te mediave e jo mendimeve personale te ndonje gazetari, duke papagallosur prokurorin me akuza . Ashtu sic eshte botuar shkrimi si autoresi e “The Economist”, lexues te paformuar krijojne bindjen se kjo media merka ne mbrojtje Tahirin e sulmokerka Veliajn. Eshte nje reminishence historike per shqiptaret kjo mendesi. Nese lexonin dikur ne “Zerin e popullit” ndonje shkrim kunder ndonje politikani qe kishte projektuar Enveri ne koke per ta eliminuar, kesisoj “lexuesish” tru shpelare, fillonin e ulerisnin qe politikani i permendur duhej burgosuar apo edhe pushkatuar si “armik i popullit” e as e vrisni mendjen se jane ligjet ato qe vendosin ndeshkimin bazuar ne fakte per shkeljen e tyre e jo mendesia politike.

  3. rrezimi tahirit i hape rrugen ,qe populli te zgjell ke te doje mbasi pushteti buron nga populli jo nga the ekonomist ,apo thyesh qafen ,keshtu ju po tregoni qe populli nuk eshte ne lojen e pergjegjsise por vetem te detyrimit i pushtuar nga keto the,,/ thysh qafen se ketu ka porull qe do ti shqelmoj te gjith

  4. mbani mend nese eshte apo jo komenti shum shpejt koha ploteson kuptimin sepse historia nxjerr faktet thotë:

    padrejtesia e shfaqur me tere agresivitetin e vet ne cdo detaj duke shkelur dhe grabitur sovranitetin e populli cfar ben ,rrit ndjeshmerin te populli per tu orientuar nga e verteta jo orientuesit e padrejtesise ,te cilit nuk kan asnje fuqi perparimi zhvcillimi permirsimi ,me shum se cfar ka vete padrejtesia ne elementet formues dhe gjith gjeresin e saje ne shvillimin e vet shqiptaret e provuan per 100vite orientimin e orientuesve te padrejte me asnje pozitivitet vec negatives edhe pse ne pamje shgenjyese duken teper malleshtore ,por ne thelb kan mashtrimin e mall kete tashme e kemi ngrene i vjen era ,drejtesia duket larg ne ligje ne fjale dhe veprime drejtesia ne to qe ketu i ka mbetur vetem emri,por mashtimi nuk ecen me mbasi barku nuk mbushet me fjale por me pbuk dhe buka fitohet me pune dhe pun nuk ka ,deshirat nuk zhvillohen ne pabarazi ,dhe shthurje mosndihmes pa rregull ,por suksesin dhe zhvillimin ,e kan vetem ne drejtesi hak sepse me drejtesi hak zhvillohen vlerat uniteti ndihmesa meshira ,amjenti toka nuk rrit prollimin duke ber vendin depozit lenesh radioaktive dhe kosh plehrash ,por prollon ne saje te menaxhimit te drejte te kontrollit ,te zhvillimit me drejtesi rregull permes vlerave po e njejta gje ne cdo fushe ,ku keta karajfila ,te mbeshtetur tek padrejtesia per pushtet dhe para me aftesine e gos dhe mbeshtetjes tek vetja dhe tjere si ky lloj ,mbijetesen dhe suksesin ne padrejtesi kurrsesi sdo ta kene ,mbasi kostot e padrejtesise do tu plasin ne dore ,,qe jo qe sdo mund ti perballojne por as gjejne mbeshtetje dhe as ndihmese ,sepse nuk do gjejne njerez per tua llene sapunin per djathe sepse tashme e ka zbuluar shija,,kjo eshte esenca per te kuptuar sejcili qe bene karriere ne politike ,qe mendimet fjalet veprat suksesin e kan tek e verteta dhe padrejtesia ka kosto dhe cmim qe pacmangeshem paguhet ku askush smund ti cmanget dot sepse cdo gje e garantoj ai qe e krijoj ne vecse po sprovohemi dhe shijojme rendimentin e veprave tona ne dy botet tani eshte koha per te zgjuarit per te kuptuar ralitetin ndar problemet dhe pranuar ,zgjilljet qe garantojne suksese dhe per kokfortit per tu bindur se sa u vlen lekura ne padrejtesi me antivlerat perballe drejtesise vlerave ,koha do plotesojne kuptimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *