• |
ide | kryesore

Trump ‘ndryshon’ internetin, kush favorizohet dhe kush penalizohet

Planet

Donald Trump dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara morën një vendim që me gjasa do të reflektohet në mbarë botën.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “net neutrality”, shqip “Neutraliteti i internetit”. Ky parim qëndronte në fuqi prej dekadash dhe mbetej i pandryshueshëm.


Sipas këtij parimi, furnizuesit me internet, ata që njihen si ISP (Internet Services Providers), duhet të trajtonin në mënyrë të barabartë të gjithë trafikun e internetit, pa favorizuar apo penalizuar askënd.

Por, në Komisionin Federal të Komunikacioneve kjo u rrëzua me 3 votat e republikanëve, ndërsa demokratët e kundërshtuan masën e ndërmarrë.

Ky vendim u jep lë dorë të lirë ISP-ve që të vendosin vetë për trafikun e internetit, duke favorizuar apo penalizuar kompani e individë të ndryshëm pa cënuar asnjë ligj.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.