• |
ide | kryesore

Alarmi/ Ministri i brendshëm francez zbarkon në Tiranë për azilantët

Kryesore, Lajme



Ministri i Brendëshëm francez ka zbarkuar sot në Tiranë për të biseduar për alarmin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendin e tij. Radio France International, një media që dëgjohet lirshëm edhe në Shqipëri, njoftoi sot se Gerard Collomb ka udhëtuar drejt Tiranës për të gjetur rrugët e ndalimit të azilantëve. Radioja publike theksoi se Shqipëria ka kaluar edhe numrin e atyre që kërkojnë azil për t’i ikur konfiktit të armatosur në Siri.

Edhe e përditjshmja e qendrës së djathtë ‘Le Figaro‘ i ka kushtuar nje shkrim udhëtimit të Gerard Collomb në Tiranë duke u nisur nga fakti se azilkërkuesit nga Shqipëria zënë 20% të vendeve në qendrat e pritjes në Francë’, shkruan gazeta.

Por shkrimin më të plotë e kishte “Le monde”. “Në dhjetë muajt e parë të këtij viti plot 7 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Francë dhe kjo shifër është dyfish më e madhe në krahasim me vitin e shkuar” tha për Le monde Pascal Brice, drejtori i zyrës franceze për mbrojtjen e rrefugjatëve.

Sipas gazetës menjëherë sapo mori detyrën e ministrit Gerard Colomb vendosi tre prioritete: të shpejtojë shqyrtimin e dosjeve për shqiptarët (kërkesat e të cilëve në 90% të rasteve rrefuzohen) të bindë ata që mund të kthehen, menjëherë sapo mbërijnë dhe së fundi të negocjojë me autoritetet shqiptare.

Madje, sipas gazetës ministri francez edhe i ka kërcënuar autoritetet shqiptare se nëse gjendja nuk përmirësohet ai do t’i kërkonte BE rishikimin e marëveshjes së heqjes së vizave me Shqipërinë.

Në kuadër të këtij kërcënimi ministri i jashtëm shqiptar, Dirmir Bushati shkoi në korrik në Paris për të paraqitur planin e masave që do të niste qeveria shqiptare për ndalimin e atyre që marrin rrugën drejt Francës për të kërkuar azil. Ai do të konsistonte në pengimin e udhëtimeve që në Shqipëri, në parandalimin e rrejteit që trafikonte fëmijët dhe në më shumë propagandë publicitare për kushtet e atyre që kthehen në vend.

Sikurse i ka thënë Le monde, Aida Hasanaj, shefe e policisë ajrore, pas ndryshimit të kësaj politike, plot 9 mijë përsona janë kthyer në aeroport sepse nuk kishin maksimumin e 33 eurove për çdo ditë qëndrim, një vend se ku do të bujtnin, apo biletë kthimi.

Por, me sa duket kthimi i Gerard Collomb në Shqipëri, për të folur sërish për këtë temë me autoritetet shqiptare, ende nuk e ka bërë të kënaqur qeverinë franceze.

Sipas mediave të këtij vendi Collomb, e gja gjetur mbi tryezën e tij të punës dosjen e nxehtë të azilantëve shqiptarë që kur mori detyrën në qershor të vitit të shkuar. Prej kohësh shtypi i vendit të tij e krahasonte fluksin e bashkatdhetarëve tanë me atë të vendeve që ishin në konflikt si Siria apo Afganistani .

Gati një vit më parë gazeta e referencës Le Monde (foto poshtë) botoi një artikull me titull: “shqetësim për shtimin e kërkesave për azil të shqiptarëve”. E përditshmja e pasdites theksonte gjithëashtu se:  Megjithëse Franca nuk është një tokë e preferuar për shqiptarët, plot 5 700 kanë kërkuar mbrojtje në këtë vend. Nga 293 kërkesa të përmuajshme azili që shqiptarët kërkonin zakonisht në Francë kjo shifër është trefishuar muajt e fundit duke mbërritur në 973″ shkruante Le Monde duke theksuar se bashkëkombasit tanë renditen para sirianëve apo afganëve, qytetarë që vijnë nga zonat e konfliktit.

Qëllimin e vizitës së ministrit të brendëshëm francez e ka pohuar gjatë konferencës së shtypit edhe kryeministri Edi Rama, duke theksuar se këto flukse azili mund të pengojnë hapjen e negociatave me BE. Ne do të punojmë “që t’ja bëjmë të qartë të gjithë qytetarëve se rruga e azilkërkimit jo vetëm që përbën në vetvete një rrugë të paligjshme, por nga ana tjetër edhe një rrugë pa krye, pasi siç dëshmojnë vetë ata të cilët në fund të kësaj rruge, janë detyruar të rikthehen, përkthehet në kostot individuale e familjare, por edhe të natyrës financiare” tha ai.

 ©Lapsi.al

 

 
 



8 Comments

  1. drei tani sipas te vertetes ,cfar mbollem korrem [padrejtesine]tani na mbetet ne ndergjegje ,cfar na pelqen te korrim qe te mbjellimmbasi ligjet e zotit e garantojne vijimin na pelqen drejtesia le ta mbjellim ,mos te zhgenjehemi si deri tani thotë:

    sikur shqiperin te mos e kishit coptuar ne pes shtete dhe sikur te na kishit lene te lire ne punen tone sot jo qe shqiptaret do kishin kerkuar azi por as qe do kishin ekzistuar keto probleme ,do ishim shum her me mire se ju ,por ate qe mbollet po korrni u mbetet ne doren tuaj te rregulloni pasojat historike dhe duroni barren e shqiptareve perderi sa edhe ju ishit aktor keshtu e ka padrejtesia ,kur njeriu angazhohet ne te ,mos u angazhoni ne padrejtesi qe te mbeteni te qete

  2. Bravi Shqiperia, une jam emigrant ne itali kam 15 vjet dhe me vjen mire kur degjoj lajme kaq te mira per vendin tim.

  3. Para disa kohesh ministri italian e sot ai francez, fal punes se mire te shqiperise te huajt kane kthyer syte nga ne.

  4. Bashkepunime te tilla dhe ndihma e vendeve te huaja gjithmone eshte e nevojshme per nje vend te vogel si ky i joni.

  5. Agron Xhafaj eshte trafikant nderkombetar i drogave te renda , i denuar ne Itali, por Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk ja dorzojne drejtesis Italaine.
    Fatmir Xhafaj duhet hetuar per shperdorim detyre, kur ka qene minister drejtesie , pasi e paraqiti te vellain Agronin si agjent i infiltruar ne trafikun e droges, keshtu arriti ti shpetoj drejtesise !
    Fatmir Xhafaj eshte i vetmi minister rendi, te pakten ne boten prendimore qe e ka velllain trafikant droge .
    Por Fatmiri ka diça te veçant,ai ka qene komunist, hetues kriminel i PPSH , si te thuash , nje oficer i gestapos nazisite te behej minister ne Gjermanin e pas luftes .
    Jo jo jemi mire , s’ka nevoj per komente sevilash , se shihet puna .
    Ministri i brendshem i PS duhet kete veçori :Te jete i lidhur me trafikun e droges !Dhe jo rastesisht pas Tahirit erdhi Xhafaj , se ashtu eshte nje pune e shefit te Qverise ,çuditrisht edhe ky ka nje vella me drogen!
    Dhe jo vetem , historia e droge ka qene buka jone e perditshme , qe me komunistat e Ramizit, Lazaratin e Bashes-Berishes; Por edhe Meta ka aksionet ne kete biznes, si Balili etj…… Familja mafioze eshte e madhe , por sot padrino eshte Edi Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *