• |
ide | kryesore

Dosja ‘CEZ’ rikthehet për hetim, Taulant Balla: Duhet të thirret në Gjykatë Merxhani, Kalaj dhe Berisha

Lajme, Të fundit



Çështja ‘CEZ’ është rikthyer edhe një herë në Gjykatën e Tiranës. Gjykata e Tiranes ka kthyer për hetim çështjen dosjen e “CEZ”. Pas këtij vendimi kareaguar edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla i cili tha se Gjykata rrezoi Prokurorinë për mbylljen e hetimeve. Ai tha se Prokuroria Tiranes ka dashur të mbyllë hetimet pa thirrur dëshmitarët, ndërsa e konsideroi punën e saj një skandal. Sipas Ballës, prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen me mbi 5 mijë faqe për 10 ditë.

Gjykata rrezoi Prokurorinë për mbylljen e hetimeve për OSHEE. Prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen me mbi 5 mijë faqe për 10 ditë. Vendimi i gjykatës është lajm i mirë. Puna e prokurorisë është një skandal. Duhet të thirren në Gjykate, Nue Kalaj, Shkelzen Berisha dhe Hamza Merxhani. Prokuroria kërkonte mbylljen e çështjes pa thirrur të dëshmitarët në gjykatë. Në dosjen e kallëzimit është miratuar edhe denoncimi lidhur me shoqëritë e mbledhjes së borxheve. Me vendim të gjykatës së Shkallës së Parë, Kastriot Ismailaj është dënuar me shumë vite burg për korrupsion. U kërkua mbyllja e hetimit pa dëshmitë përkatëse. Rreth 414 milionë leke dëm shtetit nga favorizimi i CEZ” – tha Balla.

 



1 Comment

  1. Kur te behesh ti o kelysh doçi, gjygjtar, mund te therrasesh ke te duash, por tani rri e mos lih si qen rrugesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *