• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ UEFA refuzon planin e Milanit, priten sanksione ndaj kuqezinjve

F1, Sport



“Paqartësi në pagimin e borxhit”. Me këtë motiv, UEFA ka refuzuar planin e Milanit të quajtur “Voluntary Agreement”. Në përgjigjen e kthyer klubit italian citohet se “Dhoma e Hetimeve që është e pavarur e ka analizuar kërkesën e bërë nga Milan. Pas një thellimi në të gjitha detajet është vendosur që ky plan të mos pranohet pasi ka paqartësi në mënyrën se si do të paguhet borxhi i krijuar duke nisur nga tetori i vitit 2018” – thuhet në dokument.

Kjo përgjigje ka shkaktuar reagime të shumta në Itali, por drejtuesit e Milanit shprehen të qetë. Administratori i deleguar Marco Fassone thotë se “ishte një vendim që pritej pasi UEFA kishte kërkuar që borxhi të mbulohej menjëherë nga garanci bankare që janë të pamundura jo vetëm për një klub futbolli, por edhe për banka të fuqishme”.

Fassone thotë se iu paraqitën UEFA-s plane nga më optimistet deri te më ato negativet. Ai shton se nëse UEFA kërkonte një garanci bankare le ta thoshte këtë që në fillim duke mos i lënë në pritje kaq të gjatë.

Çfarë ndodh tani? Milan duhet të nënshkruajë një marrëveshje me UEFA-n të quajtur “Settlement Agreement” që e kanë firmosur edhe klube të tjera italiane. Kjo do të thotë që do të ketë kufizime në merkato deri te tavan për pagat e lojtarëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *