• |
ide | kryesore

FOTO/ Icardi, Maxi Lopez dhe Wanda Nara bëhen bashkë …nga halli

Sport

Futbollistët argjentinas Mauro Icardi dhe Maxi Lopez ishin mjaft të lidhur kur të dy mbërritën në Itali te skuadra e Sampdorias. Kjo zgjati derisa në mes të tyre u fut Wanda Nara. Në atë kohë modelja argjentinase ishte bashkëshorte e Maxi Lopez, por vendosi të divorcohej prej tij.

Papritur u bë publike lidhja e saj me Mauro Icardin. Prej asaj kohe të dy futbollistët janë ndarë me njëri-tjetrin dhe evitojnë kontaktet edhe në fushën e lojës. Por, kur në mes janë fëmijët gjërat ndryshojnë. Mauro Icardi dhe Wanda Nara u bënë bashkë për ditëlindjen e Constantinos, djali i Maxit dhe Wandas. Festës iu bashkua edhe Daniela Christiansson, partnerja e re e Maxi Lopez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu