• |
ide | kryesore

Intervista bombë/ Kështu vodhi qeveria e Berishës me Rapiscan-in

Kryesore, Lajme

Në vitin 2013 qeveria e Shqipërisë miraton një kontratë konçesionare me vlerë deri në 250 milionë dollarë për skanimin e kontenierëve. Firma fituese e kontratës është kompania amerikane Rapiscan, degë e firmës “OSI Systems”, ose OSIS, sipas inicialeve të tregëtimit në bursë. Në Shqipëri, Rapiscani, është regjistruar me emrin S2 Albania. Por vetëm disa muaj pas nënshkrimit të konktratës, Rapiscani, ose S2 Albania, i kalon 49 për qind të kuotave, një firme shqiptare të njohur me inicialet ICMS, në pronësi të Olti Peçinit, me profesion mjek. Partneriteti, në bazë të ligjeve këtu në Shtetet e Bashkura, duhej të pasqyrohej në dokumentet financiare të firmës OSIS, si një kompani që shkëmbehet në bursë. Kontrata u kritikua në Shqipëri si nga biznesi për tarifat e larta për skanimin e ngarkesave, por edhe nga opozita e asaj kohe. Kjo tërhoqi vëmendjen e firmës investuese Muddy Waters Research, e cila filloi hetimet e veta dhe zbuloi se firma OSIS e kishte mbajtur të fshehtë kalimin e 49 për qindësisht tek firma ICMS dhe për më tepër, ky 49 përqindësh, me një vlerë mbi 100 milionë dollarë, ishte blerë për vetëm 4 dollarë e gjysmë. Pas hetimeve të mëtejshme, Muddy Waters, në një raport të botuar javën e kaluar, arrin në përfundimin se firma OSIS e ka fituar kontratën në Shqipëri përmes korrupsionit, duke u dhënë ryshfet zyrtarëve shqiptarë. Në një intervistë të gjatë për Zërin e Amerikës, nga San Francisko, ku janë zyrat e kompanisë, shefi i firmës “Muddy Waters”, Carson Block, shpjegon arësyet se përse është i bindur se marrëveshja e Rapiskanit është një rast korrupsioni. Me zotin Carson bisedoi kolegia Menada Zaimi.


Zëri i Amerikës: Z. Blok, në raportin juaj lidhur me kompaninë OSI Systems thuhet se ajo është “e kalbur deri në rrënjë”. Si shembull ju sillni konçesionin e kësaj kompanie në Shqipëri. A mund të na përmblidhni shkeljet kryesore të OSIS-it në Shqipëri?


Carson Block: Në vitin 2013 OSI fitoi konçesionin për skanimin e ngarkesave me mallra që hynin e dilnin nga Shqipëria. Kur shohim të dhënat lidhur me këtë konçesion dhe ato që kanë ndodhur më pas, për ne bëhet e qartë se OSI ka paguar rryshfete në shkëmbim të fitimit të konçesionit. Kjo është me pak fjalë për Shqipërinë. Ne analizuam aspektet e tjera të kësaj veprimtarie, pasi kompania kryen 100 përqind të procesit të skanimit dhe na lindën disa dyshime. Ish punonjës të kësaj kompanie, po ashtu na treguan, duke vërtetuar kështu dyshimin tonë, se kultura e kompanisë përsa i përket zbatimit të ligjeve, ishte shumë e dobët.

Zëri i Amerikës: Në përgjigje të akuzave tuaja, OSIS-i thotë se kontrata në Shqipëri po zbatohet në partneritet me ICMS-në, një kompani ndërtimi vendase. Sipas zyrtarëve të OSIS-it, ICMS-i ka kryer gjithë aktivitetin e ndërtimit. Ndonëse duket si e pakuptimtë që 49% të interesave të kompanisë, ose një vlerë prej të paktën 100 milionë dollarësh, të shitet për vetëm 4.5 dollarë, mendoni se ekziston mundësia që ky interes prej 49 për qindësh, të jetë dhënë në këmbim të punës ndërtimore ose për çdo shërbim tjetër që ICMS-ja ka ofruar për Rapiscan-in? A mundet të ketë ndodhur kështu?

Carson Block: Unë kam qënë në këtë biznes, të investimit në bursë duke fituar nga rënia e çmimit të aksioneve të firmave, (short selling) prej 8 vjetësh. Përgjigja e firmës OSI, duke përdorur këtë justifikim, që ICMS ishte një partner i çmuar për zbatimin e këtij konçesioni, është një nga përgjigjet më të këqija që kam dëgjuar. Unë jam një ekspert i çështjeve që lidhen me korrupsionin. Ne shikojmë kulturën e korrupsionit të korporatave në mbarë botën. Unë kam jetuar dhe kryer biznes në Kinë për 6 vjet. I njoh mirë mënyrat si funksionon korrupsioni. Ndërtimi është një nga sektorët që përdoret më shpesh për të fshehur korrupsionin, pasi ndërtimi është një sektor i kushtueshëm dhe në vendet ku ka korrupsion, nuk është e pazakontë, që kostoja e ndërtimit të fryhet. Ne kemi katër arësye pse besojmë se justifikimi që ICMS-ja është një partner legjitim nuk qëndron dhe se kjo ka qënë një aferë korruptive.

Së pari, OSI qartësisht nuk donte që asnjë prej aksionerëve të saj të kishte njohuri për veprimtarinë në Shqipëri. Para se të nxirnim raportin, ne e pyetëm OSI-n, në se kishte ndonjë partner në Shqipëri, ata nuk pranuan ta bënin të ditur. Një ish drejtues i lartë i kompanisë, që duhej të ishte në dijeni të këtij informacioni, kur bisedoi me analistët tanë, që po kryenin hetimet dhe e pyetën direkt se përse OSI shiti 49% të konçesionit për vetëm 4.5 dollarë, u përgjigj “nuk kam ndonjë njohuri për këtë”. Pra duket se kompania është përpjekur fort t’ua fshehë këtë fakt aksionerëve, ndërsa nga ana tjetër mburrej me faktin se kishte siguruar një koncesion prej 150 – 250 milionë dollarësh, pa përmendur se gjysmën e kishin falur.

Së dyti, edhe në se do të kishin zgjedhur kompaninë më të mirë të ndërtimit në Shqipëri, edhe në se do të kishin zgjedhur kompaninë më të mirë të ndërtimit në botë, çfarë vlere sjell ajo për të merituar gjysmën e çmimit të konçesionit? OSI ka teknologjinë e vet të skanimit, që mesa duket vetëm OSI dhe Rapiscani e bëkan shumë mirë dhe askush tjetër nuk e bën dot, por prapë lind pyetja, sa firma ndërtimi në Shqipëri janë në gjendje të hedhin bazat prej betoni, ku do të vendoset makineria për skanimin, ose të ngrenë ndonjë ndërtesë të nevojshme? Fakti që kjo kompani merr 50 për qind vetëm për ndërtimin nuk ka llogjikë. Kjo na çon në arsyen e tretë.

Së treti, nga gjithë kompanitë e ndërtimit në Shqipëri, ju zgjidhni këtë? ICMS është një kompani konsulence dhe duket se nuk ka patur ndonjë aktivitet të madh para 2016. Por ICMS ka edhe një filial tjetër, të quajtur “ICMS Construction”. A mos është kjo dega e tyre e biznesit të ndërtimit? Por kjo kompani u krijua vetëm disa muaj para se Rapiscani të fitonte konçesionin. Kjo në fakt ishte një blerje nga aksioneri kryesor i ICMS dhe ICMS Construction për 100 mijë Lekë, rreth 850 dollarë amerikanë. Zor se mund ta quash firmë e madhe ndërtimi që mund të shtojë vlerë tek konçesioni.

Arësyeja e katërt përse ne mendojmë se kemi të bëjmë me korrupsion, janë afatet kohore. Normalisht kur një firmë e njohur ndërtimi konkuron për tender në partneritet, kjo është njohuri publike dhe thuhet hapur, që filan firmë dhe Bechtel, ose filan firmë dhe Hochtief. Por mesa dimë ne, në konçesionin e Shqipërisë ka qënë gjatë gjithë kohës vetëm OSI ose Rapiscani, nuk është përmendur ndonjë kompani ndërtimi. Por pasi fitohet konçesioni dhe pikërisht ditën e fundit të punës të ministrit të financave të qeverisë së mëparshme dhe ditën kur fillon punën ministri i ri, atëhere ndodh miratimi i transferimit të 49 përqindëshit. Kjo duket se ishte menduar që të mos bëhej kurrë publike, as këtu, por as në Shqipëri. Kur doli në dritë në Shqipëri, kur dolën tituj shkrimesh se ishte një “konçesion mafioz”, apo “vjedhja e shekullit” nuk pati ndonjë kundërargument serioz të dilte në atë kohë në shtyp. Unë kam besim të lartë se kemi të bëjmë me korrupsion.

Zëri i Amerikës: Si e vlerësoni ju faktin që menjëherë pas formimit të këtij partneriteti me blerjen e 49 për qind të aksioneve, ICMS-ja i depozitoi ato në një bankë, si kolateral për të marrë një hua prej rreth 2 milionë dollarësh?

Carson Block: Me sa kuptojmë ne, ICMS-ja nuk do të kishte qenë në gjendje t’i transferonte aksionet në S2 Albania pa një miratim nga ministria e Financave. Prandaj, siç e shikoj unë, ICMS-ja mori hua para nga një bankë, por ra dakord me bankën se do të merrte miratimin e ministrisë para se të transferonte aksionet. Pra, ishte një premtim me kushte të buta. Në dokumentet e ICMS-së kjo është e vetmja herë që përmendet fakti se asetet e lidhura me këtë kredi kanë të bëjnë me aksionet në S2 Albania. Kjo e përforcon pikëpamjen tonë se ICMS-ja nuk ishte gjë tjetër veçse një aset i S2 Albania. Pra e përsëris, ishte një zgjedhje shumë e çuditshme e bërë nga një partner kaq i madh për të fituar konçesionin.

Zëri i Amerikës: Ju e konsideroni veten një ekspert në zbulimin e praktikave korruptive dhe keni publikuar praktika jo-ligjore nga kompani të tjera në të kaluarën. Në rastin e Rapiscan-it, cilat ishin dyshimet kryesore, që ju bënë ju të besoni se Rapiscani u ka dhënë rryshfet autoriteteve shqiptare?

Carson Block: Pikërisht, kur shohim këtë transaksion të pazakontë, në të cilin OSIS na duket se përpiqet t’ua mbajë të fshehtë aksionerëve të saj faktin që vërtet kishte fituar një konçesion të madh në Shqipëri, për të cilin folën me shumë entuziazëm, mirëpo kur njoftuan vlerën e konçesionit, ata nuk përmendën se zotëronin vetëm gjysmën e tij dhe se gjysmën tjetër ua kishin dhënë të tjerëve me një çmim të papërfillshëm. Këtu për mua ka një fshehje të qëllimshme. Nuk arsye që diçka të fshihet kur gjërat bëhen me transparencë të plotë. Oferta të këtij lloji për operacione të përbashkëta bëhen gjithmonë në rastet e kontratave dhe tenderave qeveritarë, prandaj nuk kishte asnjë arsye për ta fshehur këtë, nëse gjërat do të ishin bërë në dritë të diellit.

Zëri i Amerikës: Disa firma ligjore në SHBA po përpiqen të ngrenë ndaj kompanisë OSIS, një padi që njihet si “class action lawsuit”, ku njëra prej palëve, që në fakt është një grup njerëzish, përfaqësohet kolektivisht nga një pjesëtar i atij grupi. Si funksionon ky proces?

Carson Block: Nuk është e pazakontë që avokatë të këtyre lloj çështjeve të kërkojnë paditës dhe të përpiqen të ngrejnë padi ndaj kompanive të ndryshme aksionere kur ka ankesa për praktika të parregullta apo për rënie në çmimin e aksioneve. E kemi parë këtë shumë herë në të kaluarën. Shumë kompani për të cilat ne shkruajmë, bëhen objekt i padive të tipit “class action”. Në fakt, pjesa më e madhe e këtyre padive zgjidhen përpara se të shkohet në gjyq, ose ndonjëherë nuk ndiqen më tej. Kjo ndoshta mund të ndodhë edhe në rastin për të cilin po flasim. Ka gjasa që të mos i shohim fare faktet, sepse çështja mund të zgjidhet pa gjyq. Por, nëse do të kemi gjyq, do të ishte interesante.

Zëri i Amerikës: Si ratë në gjurmë të shkeljeve të OSIS-it?

Carson Block: Ne flasim me investitorë në të gjithë botën, me njerëz që kuptojnë se ne nuk jemi në kërkim thjesht të kompanive për të cilat mund të vemë bast se aksionet e tyre do të bien, por edhe të kompanive, menaxhmenti i të cilave bën shkelje. Përmes këtyre bisedave na ra në sy diçka që në Shqipëri ishte me sa duket një sekret i hapur. Për këtë konçesion ka patur shumë mbulim nga media në Shqipëri si dhe akuza për veprime të parregullta, por aksionerët amerikanë nuk kanë qenë fare në dijeni të këtyre. Kur e mësuam këtë, na u duk me interes. Po ashtu, edhe pjesa meksikane e çështjes ishte me shumë rëndësi për aksionerët. Ne dimë se edhe me Meksikën ishte lidhur një kontratë mjaft e madhe, ku pala tjetër përfitonte 15 për qond të të ardhurave, por vlerësimi ynë është se bëhet fjalë për 50 për qind të OIBDA, që mat fitimin operacional. Kjo është një përqindje që analistët financiarë i kushtojnë vemendje të madhe. Kur ne pamë se kontrata ishte me aq fitim dhe se do të rinovohej vitin tjetër, kjo ngjalli interesimin tonë. Ne menduam se, nëse do të hidhnim dritë mbi atë që ndodhi në Shqipëri dhe do të ngrinim pikëpyetje rreth caktimit të përqindjes në rastin e Meksikës, kjo ndoshta do t’i bënte autoritetet meksikane ta shihnin më me kujdes kontratën para rinovimit të saj, duke bërë ndoshta që OSIS të mos merrte më një kontratë si ajo e para.

Zëri i Amerikës: Në fokusin e punës së Muddy Waters Research qëndron përpjekja për të ulur vlerën e aksioneve të një kompanie në bursë me informacione që dëmtojnë reputacionin e tyre. Ia keni dalë në disa raste të jeni të suksesshëm. Por a keni gabuar ndonjëherë?

Carson Block: Të kesh të drejtë dhe të bësh para janë dy gjëra të ndryshme. Në rastin tonë, ne kemi patur të drejtë dhe kemi dalë me fitim në një përqindje mjaft të madhe të rasteve kur kemi parashikuar rënien e aksioneve. Por sigurisht, ka situata kur e dimë se kemi të drejtë e megjithatë në fund nuk kemi dalë me fitim. Kjo ndodh zakonisht në rastet kur kompania në fjalë blihet nga një tjetër me një çmim të mirë. Një rast i tillë ka qenë me kompaninë e quajtur Autonomy të regjistruar në Britani. Ne nuk kishim të bënim me rastin në fjalë. Pati shumë investitorë që investuan me pritshmërinë se aksionet e kësaj kompanie do të binin, pasi ajo kishte mashtruar. Në këtë moment del firma Hewlett Packard, e cila e ble kompaninë Autonomy me çmim të lartë dhe ata që kishin investuar dolën me humbje. Një vit pas blerjes, Hewlett Packard ngriti padi për mashtrim kundër ish-menaxherëve dhe ish-bordit të kompanisë Autonomy. Ky është një shembull kur mund të kesh patur të drejtë në parashikim por mund të humbësh para. Megjithatë, ne bëjmë më të mirën për të analizuar një kompani, e nxjerrim informacionin në treg dhe pastaj varet nga investitorët të vendosin nëse informacioni është i saktë. Nëse ata mendojnë se është i saktë, aksionet bien, përndryshe aksionet rriten.

Zëri i Amerikës: Çmimet e aksioneve të OSIS-it ranë 30 për qind kur u publikua raporti juaj. A e keni nxjerrë ju fitimin? Apo mendoni se çmimi do të shkojë edhe më poshtë? Cili është vlerësimi juaj sot për OSIS-in?

Carson Block: Teoria jonë nuk ka ndryshuar. Ne jemi po aq të bindur, në mos më shumë sot, se kur botuam raportin. Mendimi ynë për kompaninë nuk ka ndryshuar.

Zëri i Amerikës: Dhe së fundi, gjatë hetimeve për koncesionin e OSIS-it në Shqipëri, a keni patur kontakte me qeverinë shqiptare, a keni marrë informacione prej saj?

Carson Block: Jo. Ne nuk kemi folur me ndonjë zyrtar të qeverisë shqiptare, por një gjë për të cilën e përshëndes Shqipërinë, është fakti që një pjesë e mirë e informacionit është elektronik. Ne rishikuam debatet për miratimin e konçesionit, ishte koha kur një deputet, Erion Braçe, pati një fjalim të gjatë rreth konçesionit, pamë pa dyshim dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por nuk kemi folur me ndonjë në qeveri, nuk kemi folur me ndonjë që lidhet me partitë politike. Po ashtu kemi patur hetuesit tanë në Shqipëri për të parë se mos kishte informacione të tjera shtesë. Mesa dimë ne, askush nuk ka folur me zyrtarët në pushtet.

20 Comments

  1. po he mo se 100 miljon jan , se mos jane shume. Keto do i harxhoje Armina per 10 vjet . Pastaj klani berisha i merton ato dollare se na sollen demokracine. Gjak e dhjem ju befshim themi ne nga anet tona.

  2. asgje nuk do ndodhi. dhe sikur 1000 fakte te reja te dalin klani berisha nuk preket. Pse kot luftoi berisha me te gjithe dhe kundra te gjitheve ? Ai i ka siguruar femijet et tij, femijet e femijeve dhe keshtu me rradhe deri ne brez te 7.

    Asnje prokuror nuk do guxoje ta marri ne dore kete dosje shume te nxehte. Taxirat biznesmenet shqiptare qe do paguajne dhe per nja 20 vite te tjra tarifa te kripura te kesaj kompanie shushunje.

    1. Nxjerr dikush nje banane dhe kercejne majmunet. Nese do ishte e vertete dhe e faktuar sot Departamenti Amerikan i drejtesise ose FBI do kishin filluar hetimet sepse ka nje akt qe ndalon praktikave korruptive jashte SHBA per firmat amerikane ose qe zhvillojne aktivitet atje. Keto te pakten deri ne kete moment jane dyshime dhe hamendesime.

  3. me emer pa emer sorros e ka shendrru ne radio moskva zerin e amerikes,po ashtu ambasadoret ky bythene lu shoten.tash qe i rrjedhuri trump esht ne pushtet nuk dihet ne amerik kush vendos e kush flet,se paku ne qelbesiristan dihet qe kriminelet e negjmijes kan kapur vendin.po rama i vazhdoi kontraten rapiskanit.edhe me 3 -5 miljard drog ,trump si rames ja blen dhe gruan,siq i blen ramen e keshilltaret e tramp ruset,paramendo amerikanet nuk burgosin nje pronar firme qe demtoi shtetin amerikan me 150 miljon apo me shum sa thuhet.,zash re droga ju ka hyr nga bytha rames,ruqit,xhafes e rames nuk dijn nga te ja mbajn.kur nuk thojn dhe negjmija ka qen proamerikane keta.

  4. Pasardhesit e Ali Pashait, te gjithe hajdute. Ky vend vetem hajdute te pangopur prodhon. Vetem per hajduteri do mbahet mend ky vend i ngurte, ne qoshe te Ballkanit.

  5. Berisha ka vjedhur 100 milion dollar ne fund te mandatit; Ku qendron lajmi . Brisha me PD kane 27 vjet qe vjedhin!
    Kush e di sa ka vjedhur Rama dhe Meta deri tani, dhe sa do te vjedhin deri ne fund te mandatit!
    Te pakten askush nga ata qe votojne keto parti nuk mundet te ankohet se nuk kane gjetur hajdude me çizme!

  6. E gjithe kjo histori me spekullime aksionesh ne burse, mbeshtetet vetem ne dyshime e kete e pranon vete i intervistuaari i Zerit te Amerikes. Kam bindjen se asnje lexues i zakonshem nuk i kupton keto lloj spekullimesh, ama nje gje dihet tashme se per multimiliarderin Sorros eshte deklaruar haptazi se ai eshte pasuruar me spekullime ne burse. Me aq sa mund te kuptoje nje lexues qe nuk i ka te qarta makinacionet e burses, nga intervista del se mjafton qe dikush te dale e te hedhe “dyshimin” publikisht per ndonje kompani, qe vlerat e aksioneve te saj te bien ne menyre drastike ne burse. Jo me Berisha, por as ish ministri i financave Bode qe permendet shkarrazi ne kete interviste, nuk ja kane fare idene e marifeteve te burses, per faktin e thjeshte se ne Shqiperi edhe sot nuk ekziston institucioni i Burses. Nga ana tjeter cilido mund te beje pyetjen e thjeshte. Perse ky “ekspert” nuk paskej kontaktuar per keto “dyshime” asnje qeveritar shqiptar te qeverise Berisha, e kujtohet sot pas kater vitesh per te hedhur keto dyshime ? Keta lloj “ekspertesh” ne nje shtet me nje drejtesi te konsoliduar si SHBA, dyshimet e tyre mund ti kishin cuar ne gjykatat amerikane e jo vetem tja percjellin mediave. Qe me koncesionet jane bere e po behen veprime korruptive apo qofte te gabuara nga mungesa e dijeve financiare, kjo eshte nje bindje e perhapur ne opinionin publik shqiptar. Por si eshte e mundur qe ne nje kohe kur flitet per ngjarje reale te trafikut gjigand te kanabisit me qindra tonelata te kapura nga policite e vendeve europiane e te vleresuara ne miliarda euro fitime qe nuk dihet se ne xhepin e kujt kane vajtur, te hidhen dyshime te paverifikuara per koncesionet ? Duhet te kete rradhe ne luften kunder korrupsionit. Separi te goditet trafiku i droges qe sjell miliarda eurosh e pasoja tragjike ne perdorimin e saj ne gjithe rinine europiane, e mandej te zhbirohen e luftohen me fakte e jo me dyshime edhe koncesionet. Trafiku i droges eshte nje krim flagrant, eshte vrasje pervec perfitimit te miliardave ne menyre “korruptive” Po qe thjeshte per dyshime mediatike, vetem per ish ministrin e shendetesise Beqja, eshte hedhur “dyshimi” se ka bere dhjete koncesione korruptive me motivacionin e reformes ne shendetesi, se ciles nuk po i shihet asnje rezultat, perkundrazi te dhenat flasin per nje dobesim te sistemit te shendetesise. Ajo qe te ben pershtypje ne kete histori, eshte fakti se kur ne opinionin publik qarkullojne dyshime per OLSIN, del dikush e na flet per OSI-n.

  7. Titulli është i Zërit të Amerikës apo i Lapsit ? Nqs është i lapsit Duket tendenca e vazhdueshme e kuqe antiberishë, por në fakt katër vjet qeveristje rilindase ka me dhjetra raste si ky që nuk e lexova sepse titulli është I DHJERRRRRË.

  8. po si kujton o qeni negjmijes bushati andi e ju te balles e zerit te moskves qe nga periudha obama e tash trump,se amerika lejon tu vjedhin 200 miljon dollar,per 4 euro e gjysem.jeni nesuar ju qe rama,sorros mao lu ce dun e qu en LY te ja u bejn mutin mjalt.hani se negjmija 24 ne 24 ore prodhon mut te ri te cilin se pari ruqi i jep rames e balles per ta kerku.

  9. E ndoqa me vemendje deri sa ju referua deputeti Brace.Ne kete moment e kuptove se kjo ishte loja.Turp per zerin e amerikes qe perzihet ne keto skenare te pista

  10. Qeveria Rama kishte 5 vjet kohe te zbulonte, demaskonte dhe c’bente kete koncesion. A mund te na thoni ndonje gje per Ramen, se Berisha eshte ne opozite tani.

  11. 100% GARANTUAR ZGJIDHJEN E GJITHE KREDIT PER TE GJITHE

    Emri im është znj. Helen Wilson, një huadhënës kredie që ofron hua për mundësitë e jetës
    A keni nevojë për ndihmë financiare? Ne mund te te ndihmojme
    Ne ofrojmë kredi me një normë interesi të lirë dhe të përballueshëm prej 2%
    Pra, ju lutemi na kontaktoni sot me e-mail në: ([email protected])

    Duke kërkuar fonde për të paguar huatë dhe borxhet tuaja?
    Duke kërkuar para për të paguar faturat?
    Duke kërkuar fonde për të filluar një biznes të ri?
    A keni një projekt të papërfunduar në majë të gishtave tuaj për shkak të financimit joadekuat?
    Keni nevojë për para për të investuar në fusha të caktuara të specializimit

    Ne ofrojmë të gjitha llojet e kredive për çdo shumë që ju nevojitet.
    Procesi ynë i kapitalit dhe kreditimit është 100% i garantuar dhe i siguruar, lumturia e klientëve tanë është forca jonë, ne jemi një kompani me reputacion, legjitim dhe e akredituar e kredisë. Ne u japim hua individëve dhe kompanive që kanë nevojë për ndihmë në para.

    Pra, ju lutemi na kontaktoni sot me email në ([email protected]) për të filluar të investoni për të ardhmen tuaj sot.

  12. Përshëndetje të gjithëve

    Ne ofrojmë kredi me 2%, dhe ne ofrojmë një hua për të konsoliduar borxhin deri në 5 milionë dollarë * Përgatitja e një kredie biznesi deri në 10 milionë dollarë * Hua personale deri në 4,000,000 * Kredi për strehim deri në 25,000,000 * Deri në 70 milionë dollarë * Kreditë komerciale deri në 500,

    [email protected]

  13. Emri im është Mike Ramsay, jam shumë i lumtur që marr një peng nga kudo në botë dhe unë jam këtu për të rekomanduar të gjithë ndihmën financiare që nevojitet për të kontaktuar mohammed_investor për aplikimin tuaj të hipotekës. Kisha nevojë për një hipotekë me vlerë 40,000 dollarë për të blerë një makinë të re dhe për të paguar faturat e mia, unë e kontaktova atë për të marrë aplikimin tim për hipotekë dhe për të marrë me sukses pengun.

    Ju lutemi të kontaktoni mohammed_investors me email në pronën tuaj mortgaging: [email protected] ose Whatsapp +2349039252262

  14. I Lost my Money to scammers but not anymore

    Well, who would have believed this. When I saw a comment

    by one Allison babara, I thought it was one of the Scammers

    ways to convince someone. Looking at his comment, I saw

    an element of doubt since he was telling stories. Well I did it

    50/50 which means I can’t lose my money to any scammer

    again. I contacted the email on the testimony of Allison?

    Babara ([email protected]) and I was

    replied immediately. I was shocked but I didn’t lose my stand.

    I asked them to give me proof to be sure they are not

    scammers like others that I have met before and they sent me

    a proof. Then I requested to get my card which they sent to

    me in Germany in just 3 days. Am happy now because I have?

    recovered my cash I lost to scammers. My first withdrawal?

    was $10,000 and I couldn’t believe my eyes until I confirmed?

    their word which says that I can withdraw up $63,000 in a

    month. secureblankatmSolution? are real because I got my?

    card in just 3 days when I requested for one. Contact their

    mail ([email protected] ) for yours. They

    didn’t scam me.

    Morris mabel is my name and if you are scared, please reach

    me through my mail [email protected]

  15. BERLAKU UNTUK PINJAMAN PRIBADI DENGAN TINGKAT BUNGA SANGAT RENDAH
    @ 1,5%

    Halo,

    Apakah Anda berhutang budi kepada beberapa orang?
    Apakah Anda memerlukan dukungan finansial?
    Apakah skor kredit Anda buruk?
    Apakah bank telah menolak Anda?

    Tugas kami adalah untuk mendukung Anda dalam upaya keuangan Anda sehingga Anda tidak perlu khawatir lagi. Reagan Loan Company hadir di sini untuk menyederhanakan pinjaman dan membantu Anda mendanai bisnis Anda dan kami akan membantu Anda melalui prosedur pinjaman yang mudah dan Anda yakin akan pinjaman kami. Yang harus Anda lakukan adalah memberi kami kredensial Anda dan kepercayaan Anda dapat diterapkan kepada kami dari mana saja

    Dari kategori bisnis apakah Anda termasuk kami yang meminjamkan dan dengan paket pembayaran mudah Anda akan bebas dan bebas
    Sebagai pelaku bisnis, Anda dapat menerapkan dalam mata uang apa pun yang Anda inginkan.

    Anda bisa mendaftar sekarang

    Perusahaan Pinjaman Reagan
    Email: [email protected]

    Richards Anderson

  16. KABAR BAIK

    Saya Ny. Mirabel Daniels adalah pemberi pinjaman yang andal dan sah.
    Kami menawarkan kondisi nyata dan mudah dengan tingkat bunga 2%. dari
    $ 1.000 – $ 100.000. Euro dan Pound. Saya memberikan pinjaman kepada pengusaha juga untuk:

    Kredit pribadi,
    Pinjaman mahasiswa,
    Kredit transportasi
    Pinjaman bisnis.
    pinjaman perusahaan

    hubungi saya langsung untuk informasi lebih lanjut.
    Email: [email protected]
    WhatsApp: + 1-425-382-5490

  17. OPPORTUNITY TO MAKE QUICK MONEY FOR KIDNEY DONORS;

    WE ARE URGENTLY IN NEED OF KIDNEY

    DONORS WITH THE SUM OF

    $290,000.00 USD, CONTACT US NOW ON

    VIA EMAIL FOR MORE

    DETAILS. +905488241881

    [email protected]

    Dr.LUKE PHILIPS OF APPOLO HOSPITAL IN SPECIALIST IN
    ORGAN SURGERY FROM UNITED STATE OF AMERICA, BASE IN
    INDIA.  [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu