• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Rama ka blerë shoqërinë civile me paratë e drogës, do të bllokojë Reformën në Drejtësi

Lajme, Të fundit
koalicioni-ps-lsi-kryemadhi-isha.jpg



Monika Kryemadhi, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka folur për bllokimin e Këshilli të Lartë të Drejtësisë. Ajo ka hedhur një akuzë të fortë sot në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ajo shkruan se lekët e drogës blejnë me ligj shoqërinë civile. Sipas Kryemadhit miliona euro do t’i dhurohen shoqërisë civile që ajo të ofrojë ndihmë juridike. Kryetarja e LSI-së thotë më tej se neni i sponsorizuar nga Edi Rama synon qartas bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe për rrjedhojë të SPAKUT dhe të Byrosë së Hetimit.

Dje kryetrafikanti që drejton qeverinë bleu me një ligj të posaçëm shoqërinë civile. Miliona euro do t’i dhurohen shoqërisë civile që ajo, sipas planit të hartuar nga Edi Rama, të ofrojë ndihmë juridike për nenin famëkeq 15 të ligjit për “Ndihmën Juridike të Ofruar nga Shteti”. Ky nen që nuk u propozua nga ekspertët, por u përfshi dhe u miratua dhunshëm nga Edi Rama, me qëllim blerjen si shpërblim ndaj shoqërisë civile, për kryerjen me “sukses” të misionit të bllokimit të reformës në drejtësi. Neni i sponsorizuar nga Edi Rama synon qartas bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe për rrjedhojë të SPAKUT dhe të Byrosë së Hetimit. Me këtë akt kryetrafikanti i qeverisë, jo vetëm vjedh në mënyrë të turpshme paratë e shqiptarëve, por i shton pushtetit të tij edhe për pak ditë agoninë.” – shkruan Kryemadhi.

 



2 Comments

  1. shoqerin civile thot-ku ka shoqri civile ka bacil,krymba qenefi,derra,dele,lop,kazan,plehera.keshtu rama se paku ju trajton,shoqri civile we ter dite mbjell,korr e ter kanabis te qenefit negjmije ku kryepuntor jan rama ,tahiri.drejtor ruqi,sekretar xhafa arketar olsi rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *