• |
ide | kryesore

Qumështi me aflatoksinë, reagon Peleshi: Siguria ushqimore nuk ka qenë ndonjëherë perfekte në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas alarmit që dha ish-ministri Edmond Panariti për qumështin me aflatoksinë.

“Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm”, thotë Peleshi.

Ai shprehet se sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qënë dhe nuk është perfekt.  “Pikërisht sepse bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale. Ashtu sic u bë dhe po vazhdon të bëhet me ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më përpara do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit”, tha Peleshi.



1 Comment

  1. Ju gjithmonë thoni jemi kë proces të bërjes së kësaj e të asaj…të tëra gënjeshtra për ti ikur pëgjegjësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *