• |
ide | kryesore

Sherr me thika në Tiranë, plagoset një 23-vjeçar

Lajme, Të fundit



Pasditen e sotme një sherr me thika mes disa të rinjve ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet.
Një 23-vjeçar të plagosur i cili është qëlluar me thikë në qafë. I riu është dërguar me urgjencë në spital ku thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Policia njofton se: Rreth orës 14:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Gjergj Fishta”, po konfliktohen dy shtetas. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në bulevardin “Gjergj Fishta “, ka ndodhur një konflikt ndërmjet dy shtetasve, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës shtetasi M.M., 23 vjeç i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton Policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *