• |
ide | kryesore

Shkupi njësoj si Tirana, ‘zhduket’ nga ndotja e lartë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Shkupi vazhdon të vuajë nga ndotja e larte e ajrit. Ndotja është mbi çdo kufi të lejuar. Ekipi i televizionit Alsat u ngjit deri në Vodno për të filmuar kryeqytetin nga lartë. Siç mund ta shihni, të pakta janë objektet apo ndërtesat të cilat shihen nga këtu si pasojë e ndotjes enorme të ajrit. Ndërkohë stacionet matëse të ministrisë së Ambientit Jetësor vazhdojnë të shfaqin shifra alarmante të nivelit të ndotjes. I pari i kryeqytetit deklaroi se të martën pritet që Këshilli i Qytetit të sjellë vendim për zbritjen e çmimit të biletave të autobusëve ose udhëtimin falas. Pos kësaj mase Shilegov tha se është në bisedime me MPB-së për reduktimin e makinave në qarkullim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *