• |
ide | kryesore

Skualifikimet e Çuçit/ A ishin fiktive “kandidaturat” për Prokurorin e Përgjithshëm?

Lajme, Të fundit



Meqënëse Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm i mungon Vetingu, socialistët po tentojnë të japin idenë se kandidatura që do caktojnë të hënën po kalon gjithsesi përmes një filtri. Me një raport që iu la për t’u lexuar Bledi Çuçit, u skualifikuan katër kandidatë.
Para se të shihet arsyetimi me të cilin u skualifikuan kandidatët vlen të thuhet se kushtet për t’u plotësuar ishin vetëm dy.
1) të kishin mbi 15 vite eksperiencë si jurist
2) të kishin mbaruar Shkollën e Magjistraturës ose të ishin gradë shkencore në drejtësi

Nga raporti që lexoi Bledi Çuçi doli se:

Arqile Koca, nuk ka gradë shkencore në Drejtësi, duke mos përmbushur kriterin kushtetues.

Artur Selmani, ka një masë disiplinore, nuk ka gradën shkencore në drejtësi.

Besnik Muci, nuk përmbush kushtin për vjetërsinë në punë, 15 vjet përvojë pune. Sic e ka thënë edhe në CV e tij rezulton se ka 14 vjet si prokuror.

Granit Shahu, nuk përmbush kushtin e vjetërsisë me pasjen e jo më pak se 15 vjet përvojë pune si prokuror

Pavarësisht se kushtet ishin elementare dhe të stërpërsëritura prej ditësh, doli se 4 kandidatë nuk e kaluan dot provën. Procedura duket qesharake dhe ngre dyshime nëse e gjitha ishte një farsë. Duket e çuditshme sesi prokurorët nuk paskan ditur sa vite kishin në punë dhe as gradën shkencore që kishin dhe sërish kandiduan.  Tre emrat që mbijetuan nga kjo procedurë janë Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani, dy prej të cilëve janë të njohur për lidhjet me qark të shkurtër me Partinë Socialiste©Lapsi.al



1 Comment

  1. quqin e ka rama quq e qyqan,ter berllogun qe ben ja jep rama ketij zuzari,a nuk ja dha berllogun delina fico quqit rama.ku ke par sa duar shlir esht rama ja jep edhe gruan por edhe e ben minister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *