• |
ide | kryesore

U largua nga Topi, Jonida Shehu shfaqet në këtë televizion

Paparazzi, Slider



Largimi i saj nga “Top Channel” pak kohë më parë ishte padyshim një prej largimeve më të bujshme të këtij sezoni televiziv.Kjo sepse pasi braktisi emisionin “Pasdite në Top Channel”, përfaqësuesit ligjorë të televizionit deklaruan se do të ngrinin një padi për moderatoren për mungesën e profesionalizmit të saj në punë, ndërsa vetë Jonida deklaroi se nuk ishte dakord me mënyrën si organizohej puna në emision, gjë që e shtyu të largohej.Por duket se Jonida Shehu nuk do t’i mungojë edhe për shumë gjatë ekraneve shqiptare. Burime për ‘Xing’ kanë bërë të ditur se Shehu është rekrutuar nga “Klan” dhe me shumë gjasa, moderatorja do të ketë një emision të sajin në “Klan Plus”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *