• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i vdekjes së Adelës

Paparazzi, Slider



Kur kanë kaluar 6 javë nga vdekja e papritur e gazetares 31-vjeçare Adelajda Xhamani, mjekët ligjorë kanë përcaktuar shkakun, në një raport përfundimtar.

Sipas mjekëve, shkaku i vdekjes është infarkti kongjestiv në zemër. Kjo ka ardhur për shkak të një sëmundjeje të rrallë, e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës, duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve dhe sjell dobësimin e zemrës. Sipas mjekëve, kjo ka sjellë mosfunksionimin e zemrës dhe më pas vdekjen e 31- vjeçares.

Në rastin e Adelajda Xhamanit, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundjeje ka sjellë infarkt kongjestiv, që do të thotë dështim i plotë i muskulit të zemrës. Nga ana tjetër, ata dyshojnë se kjo sëmundje mund të jetë gjenetike.

Por, nga ana tjetër, për vetë faktin se ajo nuk ishte diagnostikuar më parë, mjekët nuk përjashtojnë mundësinë se kardiomiopatia në këtë rast mund të ketë qenë idiopatike. Në këtë rast shkaqet e fillimit të sëmundjes janë thuajse të pamundura të përcaktohen me saktësi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *