• |
ide | kryesore

Zgjedhja e Prokurori të ri në 18 dhjetor, Basha: Hap drejt diktaturës dhe fund i Reformës në Drejtësi

Lajme, Të fundit

Gjatë qëndrimit në Londër, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi edhe çështjen e kryeprokurorit. Basha e krahasoi vendimin e Edi Ramës për ta marrë nën kontroll drejtësinë me pushtetin absolut të mbretit, duke qenë vetë kryeministër, vetë gjyqtar, vetë xhelat. Basha tha se shqiptarët e kanë vuajtur këtë nën diktaturë dhe se opozita nuk do të pranojë kurrë që Edi Rama ta kthejë Shqipërinë në të njëjtën gjendje, ku një njeri i vetëm kontrollon me dorë të hekurt Parlamentin, Qeverinë dhe Drejtësinë.

Ky është fundi i reformës në drejtësi dhe ky është hapi vendimtar i rrëshkitjes së vendit në diktaturë. Nëse në datë 18 dhjetor Edi Rama zgjedh me votat e tij kryeprokurorin, ky është fundi i shtetit ligjor, fundi i demokracisë dhe opozitës i lind detyra të japë përgjigjen e merituar”- tha Basha.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu