Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Menjëherë pas sinjalizimit të zjarrit në magazinë, shërbimi zjarrfikës ka dërguar drejt vendit të ngjarjes 4 automjete zjarrfikëse.
Mësohet se flakët janë vënë në kontroll brenda pak minutave, ndërsa nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.