• |
ide | kryesore

DETAJE/ Si u zbulua 2 kg heroinë në kamionin me pelet në portin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Një shofer kamioni u arrestua mbrëmjen e së shtunës në portin e Durrësit. Pas një kontrolli me skaner u konstatua një hapësirë e dyshimtë poshtë sedijes së shoferit. Nga kontrolli i imtësishëm u gjet 2 kg heroinë e ndarë në katër pako të mbështjella me letër të zezë.

Burime policore ende jozyrtare thanë se i arrestuar është shoferi 40-vjeçar i identifikuar si Drilon Istrefi. Përpara policisë ai fillimisht ka mbajtur qëndrim mohues dhe më pas nuk ka pranuar të japë shpjegime për drogën e gjetur. Policia nuk jep ende detaje për shkak se është duke verifikuar të gjithë rrjetin e trafikut duke u përpjekur të gjejë dërguesit dhe pritësit e drogës.

Drejtoria e Doganave, është duke komunikuar me strukturat antidrogë të policisë. Në krahun tjetër autoritetet doganore po vijojnë kontroll të përbashkët me policinë kufitare pasi mjeti u skanua dhe doli i markuar. Kamioni i tij ka qenë i ngarkuar me pelet i cili kishte si destinacion Italinë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *