• |
ide | kryesore

Itali, parukierja shqiptare përgjonte klientët dhe u vidhte shtëpitë

Lajme, Të fundit



Një bandë hajdutësh shqiptarë është goditur nga policia italiane. Ajo vepronte në qytetin e Modenas dhe kishte një stil të veçantë të mënyrës së grabitjes. Gjithçka niste nga një parukiere shqiptare që në vendin e saj të punës dëgjonte bisedat e klientëve në telefon ose me njëri tjetrin. Ajo mësonte nëse ata do të largoheshin nga shtëpia për fundjavë apo me pushime dhe më pas lajmëronte 3 të rinj.

Njëri prej tyre ishte ish-bashkëshorti i saj. 3 të rinjtë hunin nëpër banesa dhe merrnin kryesisht të holla dhe bizhuteri të cilat më pas i dërgonin në Shqipëri. Për këtë shkak policia e kishte koduar operacionin me emrin “Stoli”. Në këtë mënyrë ata kanë realizuar të paktën 41 grabitje. Falë sendeve të çmuara, që sipas medieve italiane i kishte grabitur me profesionalitet të madh, e më pas i kishte dërguar në Shqipëri, grupi kriminal kishte grumbulluar qindra mijëra euro. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *