• |
ide | kryesore

Iu vu tritol poshtë makinës, biznesmeni dëshmon në polici: Nuk e di kush e ka bërë

Lajme, Të fundit



Biznesmeni, të cilit mbrëmë në Vlorë, i vendosen një sasi tritoli poshtë makinës ka dhënë dëshminë e tij për policinë.

Mësohet se i riu Endri Sadedini është shprehur i habitur për sa i ka ndodhur.

“Nuk di se kush mund ta ketë bërë, unë nuk kam pasur konflikte me askënd dhe as nuk kam marrë kërcënime”- ka thënë ai në polici.

Ndërkohë mesohet së deri më tani janë shoqëruar 7 persona për t’u pyetur lidhur me ngjarjen, por ende nuk ka ndonjë autor të dyshuar.

Edhe pse pronari i automjetit ka mohuar konfliktet, policia bën me dije se pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *