• |
ide | kryesore

LSI i bashkohet protestës së PD-së të hënën, Kryemadhi: Po kapet Prokuroria nga krimi

Lajme, Të fundit
kryemadhi-jashte-politikes-ja-pr.jpg



Lëvizja Socialiste për Integrim do të protestojë të hënën bashkë me Partinë Demokratike. Duket se qëllimi është i përbashkët, të mos lejojnë zgjedhjen e një prej kandidatëve për Kryeprokuror të Përkohshëm që të hënën do të kalojnë në Kuvend. Me anë të një statusi në Facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sqaron arsyet pse LSI-ja do të dalë të hënën në protestë. Ajo nuk i kurseu as akuzat e drejtpërdrejta për kryeministrin, Edi Rama.

Në këtë vend nuk ka më drejtësi! Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë. Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë. Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.” – shkruan Kryemadhi.

 



1 Comment

  1. E shpeton Ulusiu ne rast rrevoltash. Qe Edi Rama eshte dhjaks kete e dime… por edhe Ulusiut nuk ja mban bytha kur e shef keq punen. Jo me kot nga gjyqesori kaloi ne pokitike, ka shembull Pjerin Ndreun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *