• |
ide | kryesore

Vlorë, prangoset 41-vjeçari i kërkuar nga Interpoli, ishte dënuar me 5 vite burg në Itali

Lajme, Të fundit
pranga1.jpg



Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur sot nga policia e Vlorës. Sipas policisë, e cila njofton se shtetasi Aleksandër Hodaj, 41 vjeç, banues në Vlorës, ëhstë vënë në pranga ditën e sotme .

Shtetasi i lartëpërmendur rezulton shtetas i shpallur në kërkim nga Interpol Roma sepse Gjykata e Apelit Catanzaro e ka dënuar me 5 vite e 10 muaj burg për veprat penale “Organizat kriminale me qëllim trafikimin e qenieve njerzore, shfrytëzim për prostitucion”, dhe “Emigracion i paligjshëm”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.

Ky shtetas nga periudha kohore e muajit Janar i vitit 2000 deri në muajin Qershor 2005, në qytetet Corigliano, Calabro, Rossano, Spesano në Itali, ka qënë pjesë e një organizate kriminale ku ka rekrutuar vajza te mitura dhe me pas i ka trafikuar në shtetin Italian nën ushtrimin e dhunës  duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *