Familjarët e Klement Balilit kundërshtojnë në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda masën e sekuestros ndaj pasurive të tyre.
Edhe pse shumica e këtyre aseteve është në emër të vëllait të Klement Balilit, Bashkimit, gjykata e shkallës së parë thotë në vendimin që Top Channel disponon, se ka dyshime që pasuritë janë produkt i veprimtarisë kriminale të “Eskobarit të Ballkanit”.
Si një ndër skemat e përfolura nga i dyshuari dhe të afërmit e tij, janë kontratat e huave fiktive.
Në një rast, Klement Balili rezulton të ketë hyrë si dorëzanësi numër një për pagimin e kredisë prej 500 mijë eurosh të të vëllait, Bashkim Balili, që është edhe personi që ka emrin në shumicën e aseteve të bllokuara.