• |
ide | kryesore

Ngrihet komisioni i Hollywood kundër abuzimeve seksuale

F1, Paparazzi, Slider



Abuzimet dhe ngacmimet seksuale ngrihet komisioni “Hollywood”-ian për luftimin e tyre

Abuzimet dhe ngacmimet seksuale ngrihet komisioni  “Hollywood”-ian për luftimin e tyre
December 17
10:492017

Përfaqësuesit më të lartë të industrisë kinematografike të “Hollywood”-it e të medieve kryesore amerikane, nën udhëheqjen e producentes së “Star Wars”, krijuan një komision kundër ngacmimeve seksuale dhe për nxitjen e barazisë në vendin e punës.

Ai do të kryesohet nga Anita Hill, gruaja që guxoi të sfidonte pushtetin e Uashingtonit. Ishte ajo që prezantoi publikun me konceptin e ngacmimeve seksuale, kur dëshmoi në vitin 1991 kundër Clarence Thomas, në seancën e Senatit ku ai do të konfirmohej si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

“Është koha t’i jepet fund kulturës së heshtjes”, tha Hill në një deklaratë. “Ky moment na jep një mundësi të pashembullt për të sjellë ndryshime reale”.

Nismëtare është Kathleen Kenedi, presidente e “Lucasfilm” dhe producente e filmave të suksesshëm të tillë si “E.T” dhe sagave “Star Wars” e “Indiana Jones”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *