• |
ide | kryesore

Përparim Kabo: Kush duhet të largohet “një orë e më parë” nga Partizani

Sport



Profesori dhe akademiku, Përparim Kabo, tifoz i Partizanit ka komentuar ashpër humbjen zhgënjyese të “të kuqve” në Gjirokastër. Ai shprehet se kjo humbje turpërurese ishte e pritshme. Në një koment të bërë për “Procesi Sportiv” ai fajëson rëndë edhe l[ojtarët që sipas tij nuk vlerësojnë fanelën për të cilën luajnë.

KOMENTI I Prof. PERPARIM KABO
“Turpërimi Partizanit 5:0 me Luftëtarin është një ngjarje, një episod, apo një fatkeqësi sportive? Mendoj se është një gjë që pritej të ndodhte….Para disa javësh u justifikuan me Julianon, me Moxhin…me merkaton, me gjithçka…por një gjë shumë të rëndësishme e harruan…Harruan që Partizani që kur është krijuar ka pasur disa vlera unikale, si: dinjitetin sportiv, përgjegjësinë ndaj fanelës dhe vit pas viti respektimin e historisë së suksesit…Po këta që luajnë sot, cilët janë, a kanë lidhje me këtë histori, a kanë gjak partizani, po sedër sportive a kanë??!! Kam frikë se jo! I shikoja sot që ata nuk kanë ekip, pra nuk punojnë në grup, secli në mëndje të tij, disa që përpiqen dhe disa me demek senatorë që bëjnë kompetentin në fushë, dhe tek i shihja thosha bobbbbbooooo, po tek Partizani ynë ju nuk ju mbanin as për të kapur topat….

Ju që ju ka ardhur koha të dilni në pension dhe ende nuk dini të ndaloni topin apo të hidhni një krosim në zonë…Partizani nuk është i juaji. Turpi po…Disa nga ju duhen shporrur që nesër, dhe mos shkelin më në atë portë nderi dhe dinjiteti…Ajo fanelë nuk është bërë për shpatullat tyre, ato këpucë dhe ato geta nuk janë për ato këmbë….Ju nuk u bëtë asnjëherë partizanas….Ju jeni ca rrogëtar të pështirë…Largohuni një orë e më parë…Ai emër di se ku e ka vendin dhe se ku duhet të shkojë…Historia e di rrugën e saja e di ku e ka lavdinë dhe suksesin….Partizani është i yni jo i juaji….Djemtë që do ti dalin për zotë nuk do vonojnë….Ju jeni nga ata që ju marin në telefon dhe ju thonë toleroni toleroni pa rënë në sy….

Po kush guxonte ta bënte këtë te Partizani ynë….Para disa vitesh ju turrën ta zhduknin nuk mundën…Tani janë me planin B ta turpërojnë si një ekip leckë…si thuhej dikur si “arkë kursimesh” dhe disa prej jush po kontribuojnë për këtë gjë.….

Por jo PARTIZANI është i artë…edhe pse sot ju e turpëruat sepse turpëruat Besim Fagun, Xhep Spahiun, Loro Boriçin, Gani Merjen, Lin Shllakun, Refik Resmen, Kolec Krajën, Robert Jasharin, Panajot Panon, Sabah Bizin, Agim Jankun, Safet Berishën, Agim Muratin, Lefter Millon, Suljeman Starovën, Ylli Shehun, Nand Ocellin, Ledjo Panon, Genci Tomorrin, Perlat Mustën, Nepton Bajkon, Jani Kaçin, Luke Shaqirin, etj etj janë me 100-ndra….Ju pra ju rrogëtarët që e patë se si oshëtinte salla atë ditë prilli kur festuam 70 vjetorin e Klubit…Ishin atje të gjithë heronjtë e Partizanit të gjallë dhe ëngjëj…Po ju kush jeni që ishit atje , kush kush… ?!
Koment për “Proçesi Sportiv”



2 Comments

  1. z.kabo partizani djeshem mbahej dhe nga mbeshtetja e partise dhe sh enver sebashku me dinamon ne kurriz te vllaznise,flamurtarit beses etj .me vjen keq profesor qe po merresh me kujtime partizane si puna e atij partizanit nga shkodra qe u kishte rruajtur trapin 300 gjermaneve .

  2. AVANT Loans është një organizatë e miratuar nga qeveria e qeverisë dhe në bashkëpunim me Bankën Qendrore. Kompania jonë është e dedikuar kryesisht për Shërbimet Bankare dhe Financiare dhe siguron hua për kompanitë, kredi individuale, kursime dhe kredi. Nëse keni pyetje ose keni nevojë për një hua, shpejt na kontaktoni përmes e-mailit:
    [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *