• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Ardhja e Olsi Ramës dhe ikja e Starovës nga Partizani

F1, Sport



Zgjati vetëm pak javë eksperienca e Sulejman Starovës në stolin e Partizanit. “Bobi” nuk e kapërdiu dot humbjen e thellë 5-0 përballë Luftëtarit në Gjirokastër. Ai deklaroi menjëherë dorëheqjen nga drejtimi i të kuqve. Këtë ua komunikoi në përfundim të takimit lojtarëve në dhomën e zhveshjes si dhe drejtuesve të Partizanit.

Sula e mori skuadrën në një moment të vështirë pas largimit të italianit Mark Iuliano që e la skuadrën pa asnjë fitore. U duk se me Starovën gjërat kishin marrë një kthesë pozitive. Disa fitore brenda dhe jashtë fushe, kualifikimi në Kupën e Shqipërisë u panë si një moment i mirë për “të kuqtë.

Por, prej dy javësh në klub është zyrtarizuar Olsi Rama si Drejtor i Përgjithshëm. Brenda klubit flasin për “një erë të re” që drejtori i ri kërkon të sjellë. Mes këtyre thashethemeve është përfolur edhe Armando Cungu si trajner i mundshëm. Starova konsiderohej si një këshilltar i besuar i presidentit Gaz Demi, por me ardhjen zyrtare të Ramës në klub duket se vendi i këshilltarit ka ndryshuar emër.

Mes tifozëve, në rrjetet sociale ky është një skenar i mundshëm. Një humbje e në Gjirokastër do të sillte menjëherë lëvizje në stol. Në një reagim në Facebook grupimi i tifozëve Ultras Guerrils e thotë hapur se kjo humbje ishte e qëllimshme nga ana e lojtarëve. “Ju nuk keni më as cipë e as turp, jeni një bërë një tufë langojsh që shqyeni njëri-tjetrin për një kockë. Shqyet Juljanon për të kënaqur Sulën, tani shqyet Sulën për të kënaqur kush e di se kë! Thonë se peshku qelbet që nga koka! U bë kohë që kutërbon, por çështja është sa do vazhdojë të mos çrrënjoset e keqja që ka pushtuar Partizonin tonë” – shkruajnë ndër të tjera tifozët e Partizanit.

Pritet vetëm të shihet kush do të pasojë Starovën në stolin e Partizanit për të konfirmuar nëse kjo humbje ishte “e paralajmëruar”. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *