• |
ide | kryesore

(VIDEO) Kryemadhi mesazh Ramës para protestës: Si do të protestoj unë nesër…

Lajme, Të fundit

Monika Kryemadhi mori fjalën sot në një aktivitet i organizuar për të rinjtë e LSI-së dhe deklaroi se ditën e nesërme, në Kuvend do të protestojë si nënë shqiptare që do që e ardhmja e fëmijëve të jetë e sigurt.


Teksa të pranishmit thirrnin “Rama ik! Rama ik!”, Kryemadhi vuri theksin tek rëndësia që ka të mos shkelet kushtetuta. Sipas kryetares së LSI-së, me veprimin që Rama po bën për të zgjedhur kryeprokurorin me shumicë të thjeshtë, ai po përdhos kushtetutën.


“Nuk do të lejoj Edi Ramën që të shkel Kushtetutën. Këtë gjë do ta bëj jo si kryetare e LSI, por si një nënë shqiptare që do që e ardhmja e fëmijëve të saj të jetë e sigurt”, tha Kryemadhi.

Dy partitë, PD dhe LSI, do të nisin nesër protestën e tyre në orën 09:30 para Kuvendit, pasi kundërshtojnë zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, që do të bëhet vetëm me votat e shumicës.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu