• |
ide | kryesore

Deputetët e PD në protestë, tension në seancën parlamentare

Lajme, Të fundit



Opozita ka marrë në dorë kontrollin e seancës parlamentare me fjalime të njëpasnjëshme dhe akuza ndaj Edi Ramës dhe deputetëve të pS-së, që presin të votojnë Arta Markun, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.
“Tëhiquni ose përndryshe do të përballeni me të gjitha pasojat e rënda që përballet autokrati kur shkel urdhrin e sovranit” u shpreh Lulzim Basha në parlament. Propozimin e tre grupeve opozitare për ta shtyrë votimin e kryeprokurorit, deputetët e PS-së e hodhën poshtë me votë. Në momentin kur në sallë ka debat, deputetët e opozitës përplasin të gjithë bashkë tavolinat duke tensionuar më tej situatën. Ndërkohë, sipas një grafiku të paracaktuar, deputetët e opozitës dalin jashtë nga salla dhe mbajnë fjalime para protestuesve.



1 Comment

  1. bushat protesta nuk ishte vetem e PD ,por,EDHE e LSI dhe PR. mos e ngushtoni ose stigmatizoni gjerat ne kete moment ,sepse ne nuk mendojme qe ju te lapsit jeni medjat e kazanit te edvin droges dhe mafjas se ambasadave.ky nuk eshte nje moment per te shitur veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *