• |
ide | kryesore

(FOTO) Mbreti ‘simbol’ i anti-korrupsionit në Arabinë Saudite blen shtëpinë më të shtrenjtë në botë

Planet



Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, mbreti i ri i Arabisë Saudite që kërkon të jetë imazhi i anti-korrupsionit ka blerë kështjellën luksoze “Château Louis XIV”, pranë Parisit, banesa private më e shtrenjtë në botë e shitur për 275 milionë euro, shkruan “New York Times”.

Prona luksoze u ble në shtator të vitit 2015.

Asokohe asnjë informacion nuk kishte dalë për pronarin e ri, përveç se ishte nga Lindja e Mesme.

Me dëshirën për të qenë një kopje në miniaturë e kështjellës fantastike të Versajës, që ndodhet pranë, në këtë godinë bashkohen arkitektura e shekullit XVII me teknologjitë moderne, me shatërvane që mund t’i kontrollosh me iPhone, një sallë kinemaje, një akuarium gjigant dhe shumë të tjera.

“Me një sipërfae të banueshme prej 5 000 metrash katrorë, ajo premton festat e Versajës nën revolucionin high-tech”, thuhet në faqen internet të promovuesit të saj, “Cogemad”,.
“Neë York Times” pohon se pronari aktual është princi i ri trashëgimtar, Mohammed ben Salman i cili kërkon të luftojë korrupsionin duke promovuar masa shtrënguese. Nën urdhërat e tij edhe 11 princa shumë të pasur të familjes mbretërore janë vënë në pranga, mes tyre edhe miliarderi Al Waleed bin-Talal. /LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *