• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Taulant Balla kapet duke vjedhur votën e Genc Pollos në parlament

Lajme, Të fundit

Incidentin mes dy deputetëve, Bujar Çela dhe Kejdi Mehmetaj, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e shpjegoi me zakonin e anëtarëve të LSI që sipas tij, janë të mësuar të vjedhin. Sipas tij, Kejdi Mehmetaj kishte marrë kartën elektronike të Çelës duke përfituar nga kaosi në sallë.
“Ata të LSI-së janë të mësuar me vjedhjen, këtë pjesë nuk ia heqim dot, e kanë këtë ves, me fut duart në xhepa, u përpoqëm 4 vjet po nuk ia heqim dot” tha Balla me ironi. Por një foto nga seanca në parlament, tregon Ballën që voton në anën ku ulen deputetët e PD. Praktikisht është duke i vjedhur votën demokratëve edhe në parlament.


Pas seancës është sqaruar se vota që vodhi Balla është e Genc Pollos. Deputeti i PD reagoi në Twitter duke thënë se “Këta falsifikojnë edhe emrin e tyre! jo më votën time”. Foto tregon se edhe vetë Taulant Balla vuan nga i njëjti ves për të cilin akuzon kolegët e LSI dhe dihet që, vesi del me shpirtin.© Lapasi.al


1 Comment

  1. dhe lu kinezi don shtet me krymba qenefi te negjmijes ku ka dhjer babai i lus MAO CE DUN SIQ ESHT KRYMBI TAULANT BALLA te na bej shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu