• |
ide | kryesore

Ironia e Çanit: Nëse kryeprokurorja nuk mbyll çështjen e Tahirit…

Lajme, Të fundit



Gazetari dhe moderatori i emisionit “Zonë e lirë”, Arian Çani thotë se zgjedhja e prokurores së përgjithshme të përkohshme me kaq insistim nga ana e mazhorancës nuk është e paqëllimtë. Ai thotë hodhi dyshime se ajo mund të përdoret për mbyllje të dosjeve “të rënda” që ka hapur organi i akuzës nën drejtimin e Adriatik Llallës.

“Nëse ajo nuk mbyll dosjen e Saimir Tahirit, kot që u bë gjithë kjo zhurmë” – tha Çani me ironi në emisionin “Studio e hapur” e Eni Vasilit.
“Kjo e sotmja është një gjë e bukur për kamerat, ato tymosjet nuk ishin as djegëse. Kjo është një ide jo shumë kreative sepse ne e kemi parë edhe nga Vetvendosje në Kosovë, edhe atje nuk bën më përshtypje. Mua më erdhi keq për Berishën aty, se si u shty nga ata gardianët. Berisha është i mbajtur dhe i fortë, por duhet ta kishte evituar vetë këtë skenë. Më erdhi keq edhe për këtë deputeten e LSI-së që u shty me forcë në atë formë nga ky deputeti i PS-së. Nuk mund të shtyhet ashtu një femër”, – tha Çani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *