• |
ide | kryesore

Justifikimi për Arta Markun/ Rama detyrohet të krahasojë veten me Berishën

Lajme, Të fundit



Për të justifikuar degradimin e procesit të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm vetëm me votat e PS-së, Edi Rama ftoi shqiptarët të bëjnë dallimin mes tij dhe Sali Berishës, megjithëse ky i fundit ka 5 vjet që ka ikur nga pushteti. Rama tha se të gjithë ish kryeprokurorët e mëparshëm kishin marrë sharje dhe fyerje nga Sali Berisha, ndërsa ai vetë e falenderoi Adriatik Llallën pas largimit.

“Dua t’ju kujtoj gjithë shqiptarëve se Adriatik Llalla është i pari në 27 vjet që largohet nga detyra pas mbarimit të mandatit pa asnjë konflikt me shumicën. Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama u zgjodhën të gjithë me miratimin e Sali Berishës dhe që të gjithë gjatë kohës së tyre në detyrë u masakruan publikisht, u shanë, fyen, baltosën po nga Berisha dhe partia e tij. Pse? Se u munduan të bëjnë detyrën duke respektuar kushtetutën dhe ligjin. Adriatik Llalla të cilin dua ta falenderoj sot për punën dhe kontributin e tij ne nje detyre te veshtire, ku në më shumë se një rast ka vepruar me hetime dhe me ndjekje edhe ndaj përfaqesuesve të PS në qeveri në vite qëndror e vendor nuk u pengua kurrë dhe as u sulmua nga qeveria që unë drejtoj, sepse ne jemi ndryshe”,– tha Rama.

Edhe sikur të ishte e vërtetë, kjo deklaratë tregon vetëm gjendjen e vështirë nga ku është sot Edi Rama. Me krahasimin qesharak, Rama tenton të shmangë llogaridhënien për të gjitha premtimet dhe propagandën me të cilën e paralajmëroi reformën në drejtësi, që do të sillte në detyrë një Prokuror të Përgjithshëm të pavarur nga politika dhe për më tepër, që do të kishte kaluar vetingun. Të dyja këto kritere kanë rënë dhe për të dalë nga situata, kryeministri është detyruar të krahasojë veten edhe njëherë me Sali Berishën.© Lapsi.al



2 Comments

  1. Per cfare e falenderon
    Pse nuk hapi asnje dosje
    Pse u terhoq nga Bankers
    Banoreve te Zharreza ju doli uji
    I zi ne mes te shtepise
    Ju helmuan femijet.
    Dhe ju ShKERDHATA tallni bythen.
    Ju beni filma kot
    Se jeni Marre vesh
    Asnjerit prej jush si hyn nje gjemb ne kembe.

  2. Nje gje duhet e ju analistet te shpjegoni
    Pse Ambasada Amerikane pra Shteti Amerikan 0eshte pro ksaj kryeprokurore ??? Nqs po shkelwt kushtetuta vetem ju gazeçarët e dini ju me saliun edhe me gjith lapanjozet????
    Ikni mor lapanjoz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *