• |
ide | kryesore

Protesta e PD-së, policia do të rrethojë parlamentin me tela me gjemba

Lajme, Të fundit



Policia dhe garda kanë marrë masa të jenë gati për çdo situatë që mund të krijohet nga protesta e opozitës. Veç forcave të shumta të policisë dhe gardistëve që rrethonin sot në mëngjers parlamentin, gazetarët kanë vënë re edhe telat me gjemba. Gazetarja e Neës24, Marsela Karapanço tha se kishte dalluar mes forcave të rendit edhe telat me gjemba.

Thirrjes së opozitës për të protestuar para parlamentit sot në orën 09.30, mbështetës dhe militant të Partisë Demokratike i janë përgjigjur nga qytete të ndryshme. Protesta do të nisë para seancës në hyrje të Kuvendit, në shenjë kundërshtimi për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm në seancën parlamentare.

Për këtë protestë janë nisur me mjetet e tyre private dhe autobusë qytetarë nga Korça, Fieri, Lezha, Dibra etj. Dibra raportohet të jetë qyteti, nga i cili janë nisur më shumë protestues. Të shumtë janë ata që janë nisur nga Shkodra, Fieri, nga Lezha, Saranda dhe Berati.© Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *