• |
ide | kryesore

Taulant Balla: E vërteta e votimit me kartat e deputetëve të opozitës

Lajme, Të fundit



Në kaosin e krijuar sot në Kuvend për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të vendit, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave një veprim i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai është kapur duke marrë karta elektronike të votimit që i përkasin deputetëve të opozitës. Kjo ngre pikëpyetje për vlefshmërinë e votimit. Megjithatë, me herët, Balla iu drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, duke i thënë se i kishin vjedhur kartën e votimit. Për këtë rast ai ka dhënë shpjegimin e mëposhtëm.

“Mazhoranca ka pasur, partia socialiste 72 deputetë. Mungonin dy I është pezulluar pjesmaja z tahiri dhe tjetri anasats angjeli. Gjithashtu prezentë në sallë ishin edhe tre të pdiu dhe një deputet I pavarur. Në momentin që bëheshim gati për votimin kryetarja e lsi së bashku me disa deputete të tjera hoqën kartat e musa ulqinit, Ervin bushatit,ulsi manja dhe alket hyseni që ulen në pjesën majtsa. Për arsye që karta e votimit nuk është identiteti por është në system ne u detyruam që t’I zëvëndësojmë me kartat e të tjerëve. Por duket qartë se bushati ka votuar me kartën e Genc Pollos se kartën e Bushatit e konfiskoi Monika Kryemadhi. Në emër të Musa Ulqinit, në pamundësi për të votuar unë I dhashë kartën e një deputeti të PD që nuk ishte ulur në sallë. Prezenca në sallë ka të bëjë me mometin e votimit në prezencë nuk kishte ky probem se Monika nuk kishte futur duart. Karta e votimit nuk është kartë identiteti, është kartë në sistem”, ka thënë Balla.

Kryeprokurorja e re Arta Marku ka marrë 69 vota në Kuvend, ndonëse mazhoranca ka 74 mandate.

©LAPSI.al

 

 



1 Comment

  1. qe nga pozicioni ai duket qe po vjedh,nuk ka nevoje qeq te verifikohet.cfare kerkon ai kusar ne tavolinen e opozites,po si gjithmone mashtrojne me cdo gje ,por fundi po ju vjen dhe do te jete i tmerrshem per banden e rilindjes megjithekete urrejtje qe kane akumuluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *