• |
ide | kryesore

Varrezat e ushtarëve, Greqia e kënaqur me vendimin e Ramës, përshëndet Kotzias

Lajme, Të fundit

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për varrezat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij afgan, Kotzias është shprehur.

“Besoj se vendimi që u mor më 13 dhjetor dhe u publikua dje, sipas të cilit rregullohen çështjet e varrezave të ushtarëve grekë, përbën një hap kolosal edhe për t’u qetësuar shpirti i të rënëve – siç thotë populli. Por edhe një hap i besimit ndërmjet të dy vendeve tona”.

Një ditë më parë u bë publik vendimi i qeverisë shqiptare, por nuk saktësohet vendi se ku do të ndërtohen varrezat e tjera. Vendimi vjen disa ditë pas vizitës së ministrit Ditmir Bushati në Kretë, ku u shtruan për diskutim të gjitha çështjet e mbartura mes dy vendeve.

©LAPSI.al

2 Comments

  1. mos leshoni vares grege ne shqiperi te hetoje prokuroria podeti po te drejta cameve po gjuha shqipe po prona po vrasje gjirokaster jane toka shqiptare ku jane ate qe mbro vare shqiptare po tortura vrasje ne greqi

  2. askush te mos i gezohet padrejtesise sepse padrejtesia as nuk ka gezuar dhe as ka triumfuar kush me te ,nje dite do vertetohet qe ky veprim ishte korrupsion luajten me te gjallet tani ju del pune dhe me te vdekurit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu