• |
ide | kryesore

Aktorët turk më të kërkuar në “Google” për vitin 2017

Paparazzi, Slider



Jo më kot, ajo u shpall “Aktorja më e mirë e vitit 2017” nga Golden Butterfly. Aktorja e njohur Asli Enver është renditur e para si emri më i kërkuar në Google në Turqi për këtë vit. Ka qenë historia e saj e dashurisë me këngëtarin Murat Boz e cila kaloi shumë pengesa, një nga arsyet që lidhet me këtë renditje. Çifti i shumëpërfolur ndejti disa muaj të ndarë për tu rikthyer sërisht bashkë pas një periudhe kohe.

Jo vetëm kaq, edhe roli i saj si Syreja në serialin “Nusja nga Stambolli” ka bërë që aktorja të ngjallë interes për publikun e gjërë.

Të tjerë emra që i përkasin listës së “Më të kërkuarve në Google” janë Vatan Sasmaz, aktori turk i cili u gjend i vrarë në një hotel në Turqi, artisti i njohur Aaron Kolchak i cili u nda nga jeta këtë vit, shkrimtari Metin Hara për shkak të lidhjes së tij me Adriana Limën etj./CityNews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *