• |
ide | kryesore

Berisha ashpërson tonet: Lu dhe Vlahutin të njëanshëm në krah të Ramës

Lajme, Të fundit



Ka qenë mjaft i ashpër ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur për qëndrimin që ambasadori amerikan Donald Lu pati pas zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme të hënën në sallën e Kuvendit. Diplomati amerikan dënoi dhunën e ushtruar nga opozita, por Berisha thotë se ai po tregohet i njëanshëm pasi nuk tha një fjalë për dhunimin e deputetes së re të LSI-së Floida Kërpaçi.

“A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? E shikon me këtë optikë se ai ka një njëanësi ekzemplare” – tha Berisha në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit.

“Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në por është po aq e vërtetë që sillen si ambasador të Edi Ramës në BE dhe SHBA. Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin” – tha Berisha.

Ish-kryeministri shkoi më tej duke kujtuar se ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka pasur foto me ish-deputetët Mark Frroku dhe Arben Ndoka që kanë pasur probleme me drejtësinë.

“A të kujtohen Mark Frroku dhe Arben Ndoka që dilnin në foto me një ambasador? Pak më vonë ai e ktheu pllakën. U mbush Puka me fotot e Frrokut bashkë me këtë ambasador.  Marrëdhëniet e mia me Donald Lu kanë qenë korrekte” – tha Berisha.  ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Si eshte e mundur qe te gjithe ambasadoret Amerikane (me perjashtim te kokeloqes pare qe ndoshta prej tij e kemi peshqesh Sali Mutin) sipas Saliut kane punuar kundra vendit tone!!!!!????
    Ndonse edhe ai i pari ka pranuar mbas daljes ne pension se zhgenjimin me te madh ne jete e ka pesuar nga Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *