• |
ide | kryesore

Deputetja e LSI-së letër për Donald Lu e Romana Vlahutin: Jeni edhe ju përgjegjës për dhunën

Lajme, Të fundit



Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj i është drejtuar me një letër publike ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ku i shkruan se është ndjerë e dhunuar nga reagimi i tyre për atë që ndodhi në Kuvend.

Mehmetaj në fund i fton ambasadorët t’i bashkohen protestës së ardhshme të opozitës. Deputetja e LSI-së u procedua penalisht në gjendje të lirë për incidentet e ndodhura në Kuvend. Më poshtë pjesë nga letra e Mehmetaj.

“Me deklaratat tuaja, Ju jeni po aq përgjegjës për dhunën që është ushtruar ndaj meje dhe kolegeve të mia, sepse Ju në asnjë rast nuk folët për ne, në asnjë rast nuk mbrojtët të drejtat tona. Jam e sigurtë se në vendet tuaja, nese qeveria do të shkelte Kushtetutën, miliona banorë do të dilnin në rrugë e do të protestonin deri në rrëzimin e qeverisë. Ju nuk mund të na kërkoni që ne të bëjmë të kundërtën. Ju siguroj se ne, 10 vajzat që dje u dhunuam se mbrojtëm Kushtetutën, nuk do të ndalemi në asnjë moment dhe për asnjë arsye. Ne do përpiqemi të tregojmë lidershpit të vërtetë dhe do mundohemi të udhëheqim çdo të ri dhe të re që ende ka ëndrra për Shqipërinë dhe nuk e pranon këtë situatë nëpër të cilën po kalon vendi. Ju presim të na bashkoheni edhe Ju në protestën e rradhës, nëse vërtet e doni Shqipërinë!’



4 Comments

  1. Mbasi lexove me verejtje deklaratat e perfaqesuesve te dy federatave me te zhvilluara dhe me demokratike te ketij planeti ti nuk e gjete veten aty dhe per me teper u ndjeve e dhunuar.
    E para, mosgjetja e vetes ne keto deklata eshte problemi yt me shkallen e inteligjences dhe bindjet tuaja, dhe nuk ke pse te ankohesh apo e then ndryshe, qurravitesh.
    E dyta, perse ti ndiesh e dhunuar!? Kush te dhunoi ty!? Amerika apo BE-ja?
    Te keqen xhaxhi, ke nevoje te lexosh dhe studiosh me shume per shtetin dhe filozofine e ndertimit te tij se nga menyra se si shkruan dhe mundohesh te argumentosh vjen pak si,……….aguridhe debile.

  2. Tina dhe ti qe kurre nuk do te besh emer !
    Vajza ka te drejte sepse as Lu-ja dhe as Kokekuqja per asnje moment nuk denuan : Dhunimin e Kushtetutes, Dhunimin e njerezve te lire te nje vendi te lire per te protestuar lirisht, Kanabizimin e gjithe vendit dhe kriminalizimin e policise
    A j’u duket normale ju qe keta palo ambasadore shohin vetem me nje sy dhe dhe i kane zene te dy veshet ?

  3. Artemisa, mbasi i referohesh te gjithe informacineve si dhe deklaratave te “viktimes” qe thote se nuk di se cfare dhune eshte ushtruar mbi te mbasi kishte humbur ndjenjat bindesh se ke te beshe me nje genjeshter infantile.
    Une qe po te pergjigjem nuk merem me syte dhe veshet e te tjereve kushdo qofshin ata, por me te miat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *